Në Shëngjin gjasat janë të shumta që këtë sezon veror të ketë mungesë të theksuar të vrojtuesve të plazhit. Deri më tani janë çertifikuar vetëm 60, ndërsa për të mbuluar të gjithë vijën bregdetare duhen 200 vrojtues.
“Aplikimet janë akoma të ulta, shpresoj që të rriten në vijim. Sigurisht që nuk i përmbush nevojat, është numër shumë i ulët për të ofruar sigurinë gjatë bregdetit shqiptar”, u shpreh Robert Necaj zv.President i federatës së vrojtuesve të plazhit.
Paga e ulët është një nga arsyet kryesore për mungesën e vrojtuesve të plazhit, por sipas Neçajt kjo nuk është e vetmja.
“Mungesa e kulturës, për ta ushtruar këtë profesion. Bizneset e quajnë diçka formale dhe e marrin sa për të filluar sezonin, ndërsa e treta pjesa e pagesës sepse shumë janë të pakënaqur me aq sa ofron një biznes,”-tha ai.
Në sezonet e kaluara një nga problemet ka qenë edhe largimi nga vendet e punës të vrojtuesve të plazhit. Për këtë situatë është menduar një zgjidhje.
“Këtë vit do ketë një grup i cili do ndjekë ecurinë e punës së vrojtuesve të plazhit përsa i takon largimit nga vendi i punës. Në rast se vërehen shkelje, të cilat sjellin edhe pasoja të rënda në sezonin veror do ketë penalitete që fillojnë nga revokimi i licensës deri në ndjekjen penale të vrojtuesve,”-deklaroi ai.
Mungesa e vrojtuesve të plazhit në sezonet e kaluara ka qenë një problem shqetësues, pasi nuk janë të pakta rastet kur pushuesit humbin jetën, ndërsa edhe këtë sezon duket se situata nuk ka ndryshuar shumë.
C'dreqin page te larte kerkojne,rrine tere diten nen cader,pa bere asgje.Edhe kur nderhyjne,kjo ndodh rradhe e tek,se aksidente ne det me rrezik mbytje ,nuk ndodhin cdo dite.Ne se s'ju pelqen paga,t'ia lene vendin nevojtareve te vertete.
Përgjigju