Foto ilustruese

​Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane arrin nivel rekord, duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve: Të kthehen mbrapsht që në kufi

6 Shtator, 09:27| Përditesimi: 6 Shtator, 09:33

  • Share

Pas sulmit islamik me thikë në Solingen të një siriani që duhej të largohej nga Gjermania, qeveria federale vendosi të shtrëngojë ndjeshëm politikën e migracionit dhe të sigurisë.

Për diskutim janë paraqitur propozime të shumta. Por CDU-ja dhe CSU-ja, të cilat përbëjnë grupin më të madh parlamentar të opozitës në Bundestag, nuk janë të kënaqura me planet e SPD-së, të të Gjelbërve dhe të FDP-së. Ata kërkojnë kthimin mbrapsht të personave ilegalë që në kufi dhe e vënë në pikëpyetje ligjin për azilin.

A duhet një politikë krejt e ndryshme për azilin?

Mosmarrëveshjet se cila është rruga e drejtë që duhet ndjekur në këtë lëmi prek ndjeshëm nervin e qytetarëve. Në sondazhin e zhvilluar nga grupi i mediave publike gjermane ARD , 77 për qind e gjermanëve me të drejtë vote iu përgjigjën me "Po" pyetjes: "A na duhet apo nuk na duhet një politikë thelbësisht e ndryshme për azilin dhe refugjatëtnë mënyrë në Gjermani të vijnë më pak vetë?".

Gjithsesi në përgjigje ka dallime sipas bindjeve politike. Mbështetësit e të Gjelbërve dhe të social-demokratëve mendojnë se nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha në politikën për azilin dhe refugjatët.

Kontrolle të vazhdueshme në kufi

Sulmi në Solingen ringjalli edhe debatin për sigurinë e brendshme. 44 për qind e qytetarëve gjermanë thanë se aktualisht ndihen të pasigurt në hapësirat publike. Shtatë vjet më parë, përqindja e njerëzve që ndiheshin të pasigurt në hapësirat publike, në rrugë dhe në transportin publik ishte vetëm 22 për qind.

Votuesit e të Gjelbërve dhe Social Demokratëve padyshim ndihen shumë më të sigurt në Gjermani sesa votuesit e partive ekstreme.

Instituti për demoskopi Infratest-Dimap pyeti për anketën më datën 3 dhe 4 shtator 1,309 gjermanë.

Krahasuar me sondazhin e zhvilluar në prill të këtij, në sondazhin aktual ka një rritje prej 22 përqindje të numrit të qytetarëve për të cilët çështja e refugjatëve dhe e imigrimit është çështja më e rëndësishme politike. Të shqetësuar për këtë çështje janë 48 për qind e qytetarëve gjermanë. Me shumë distancë vijojnë shqetësimet për çështje të tilla si ekonomia (20%), padrejtësia sociale (12%) dhe ndryshimet klimatike (12%)./DW

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?