Ibsen Elezi, ish kreu i PD-së në Kukës, i ftuar në Repolitix mbrëmjen e sotme, foli mbi mbi mundësitë që kanë partitë e mëdha drejt 2025 lidhur me votën e diasporës dhe elektoratit gri. Elezi shikon një sistem që ka ngritur Rama që nuk lejon që fryma e pakënaqësisë ndaj tij në vend të përkthehet në vota që e rrëzojnë nga pushteti.
'Votat e PS do jenë në rënie, kjo dihej. Sepse PS ka ngritur një sistem të funksionimit dhe produkti që del, del skarc. Këto individë si kryetarët e bashkive, i ka prodhuar sistemi. Këta e ka bërë Edi Rama, dhe do vuajë pasojën. Dhe tani ka ministra si formë tumorale, nuk janë gjemba që kanë hyrë në PS. PS do e vuajë këtë. Jo me votat gri, por me votat e veta. Kostumi i vjetër i PS, me ca arna rilindje që i ven ky, nuk i mban më. Janë në krizë identiteti. Po ta dëgjosh Ramën, thotë ku mi gjetën këto tufë teveqelësh.
Këto janë të mirëorganizuar në formën e deformimit të opinionit publik. Kur ti e ke frymën kundër, si Edi Rama, gjendja opozita është më e madhe por nuk ke si e grupon për ta kanalizuar për ta mundur Edi Ramën. Në këtë moment, po përdor teorinë e copëzimit, frymën kundër po përdor barrikada. Është e vetmja forcë politike që ka një mjet lidhës të hallkave të veta. Ka ndërtuar një barrikadë që po copëzon frymën kundër vetes së vet. Të shkëput nga ndikimi real, që duhet të funksionojë një sistem demokratik. Tek votat e diasporës, Rama ka rrezik të madh. Mund të ketë 30% të diasporës, aty është i organizuar ti sjellë. Ti mund të kesh 70% por je i paorganizuar.'
Lajmi kryesor:
Vota gri dhe diaspora/ Nesturi: PS më e avantazhuar! Alimehmeti: PD është prapa, nuk kemi kohë
G.K//ReportTv.al