Pas qëndrimit të Stefan Schennach, ka ardhur një reagim nga Presidenti Ilir Meta, i cili kërkoi mazhorancës të reflektojë.
“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!”, shkruan Meta.
Vetëm pak ditë më parë Meta sulmoi sërish mazhorancën përmes paketës antishpifje duke e cilësuar si një përpjekje flagrante të qeverisë për të kapur mediat, duke i bërë thirrje që të tërhiqet nga ai që quan "modeli i neveritshëm Lukashenko" (diktatori në Bjellorusi).
Lajmi kryesor: