Foto ilustruese

Paketa antishpifje, Soreca: Reflektoni rekomandimet e Venecias, ligji duhet të jetë në një linjë me standardet europiane

17 Shtator 2020, 18:41| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 18:51

  • Share

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar nga qeveria që të përfshijë të gjitha rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në paketën antishpifje.

Soreca me një mesazh në twitter vlerësoi angazhimin e mazhorancën për të adresuar të gjitha çështje në këtë ligj, ndërsa kërkoi nga ajo që të zhvillojë të gjitha konsultimet e duhura me organizatat e mediave dhe shoqërinë  civile për të marrë në konsideratë opinionin e tyre.

Ambasadori Soreca e cilësoi këtë një ligj shumë të rëndësishëm dhe se duhet të jetë në një linjë me standardet europiane.

 “Çdo amendament në draftin e ligjit antishpifje duhet të jetë në një linjë me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. Autoritetet shqiptare kanë shprehur angazhimin e tyre për të vijuar punën me këtë ligj për të adresuar të gjitha çështjet e theksuara në opinionin e Venecias. Kemi ndjekur deklaratat e bëra nga mazhoranca një ditë më parë e cila angazhohet se do të ndjekë të gjitha këto rekomandime dhe se do të zhvillojë konsultimet e duhura. Inkurajojmë autoritetet shqiptare të ndërmarrin konsultime me organizatat e mediave dhe shoqërinë civile për të marrë në konsideratë opinionin e tyre. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë ligj kaq të rëndësishëm në mënyrë që paketa të jetë në linjë me të gjitha standardet e nevojshme europiane dhe ndërkombëtare”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi ditën e sotme domosdoshmërinë e transparencës për pronësinë e medias dhe shmangien e "fake news". Qeveria është shprehur disa herë së do të adresojë të gjitha rekomandimet e Venecias në paketën antishpifje para se ta çojë atë në parlament.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?