Paketa Antishpifje, Vokshi: Antidemokratik dhe rrezikon integrimin! Rama kërkon të shantazhojë gazetarët

18 Shtator 2020, 15:22| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 15:23

  • Share

Partia Demokratike e ka konsideruar ligjin e antishpifjes si një veprim antidemokratik, gjë që sipas selisë blu mund të rrezikojë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.

Ish deputetja Albana Vokshi shprehet se Rama kërkon të ndëshkojë çdo gazetar dhe shantazhojë mediat duket përdorur AMA dhe AKEP si gjykata politike, një përpjekje që rrezikon demokracinë e vendit.

Partia Demokratike sipas saj do të jetë në krah të çdo gazetari i cili kundërshton ligjet e censurës.

PD e ka cilësuar ligjin e antishpifjes si veprim antidemokratik, i cili ndikon negativisht në punimet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

"Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, sepse Edi Rama ka kryer 2 veprime antidemokratike:

1. Ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat kushtetuese për zgjedhjet

2. Rrezikon lirinë e medias me ligjin e censurës

Konkluzioni është i medias gjermane pas vizitës së Edi Ramës në Berlin, ku nuk u takua as me kancelaren, as me drejtuesit e CDU më Bundestag.

Ndezja sërish nga Europa e alarmit kundër censurës ka të bëjë me tentativën e re të Edi Ramës për të mbyllur portalet kritike me qeverinë. Me AMA dhe AKEP si gjykatat politike, Rama kërkon të gjobisë, shantazhojë, kërcënojë dhe ndëshkojë çdo gazetar që do guxojë të denoncojë korrupsionin galopant apo lidhjet e qeverisë me krimin; do të mbyllë portalet që do të bëjnë transparencë të abuzimeve dhe keqqeverisjes. Partia Demokratike është në krah të çdo gazetari dhe organizate vendase dhe ndërkombëtare që kundërshton ligjet e censurës. Përpjekjet e qeverisë për të vendosur nën kontroll median online janë të dënueshme, rrezikojnë demokracinë dhe pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë. Nga Strasburgu, Parisi, Berlini dhe kudo ka një mesazhi të qartë: drafti qeveritar të mos miratohet!", shkruan Vokshi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?