Dy projektligjet e qeverisë shqiptare për ndryshime në Ligjin e Medias Audiovizive dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike, kanë hasur në kundërshtimin e Partisë Demokratike. E në këtë vazhdë, sot, PD iu drejton një letër institucioneve ndërkombëtare, përfshi këtu, SHBA dhe BE se qeveria po cënon lirinë e medias në Shqipëri.
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, i ka dërguar një letër zyrtare komisionerit Johannes Hahn, eurodeputetëve Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein. Vokshi thotë se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët.
“Përkundër reagimeve të tilla, qeveria duket se synon të vazhdojë me ndryshimet legjislative duke pasur parasysh që me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure. Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për ti bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekligjet e propozuara të censurës si dhe të bahskëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”- thuhet në letrën e znj Vokshi për ndërkonbëtarët.
Letra që Albana Vokshi iu ka dërguar ndërkombëtarëve
PDF/ Letra drejtuar Hahn, Fleckenstein dhe Kukan (Kliko këtu që të hapet letra)
Ditë më parë, Shqiptarja.com siguroi draftin për formalizimin dhe rregullimin e portaleve online, që konsiderohet si pjesa e të famshmes ‘paketa anti-shpifje’.(Lexo këtu)
Komente

Mos shpifni zonje, neglect me shpifje e Babale. Do denoheni patjeter po shpifet.
PërgjigjuVokshi meduan e lire e ngre e verteta dhe jo shpifja , qe kudo denohet . Mbroni fjalen r lire dhe fake news si deri tani
Përgjigju