Malli i sekuestruar

Kronikë

Kishte fshehur paketat e cigareve në tualet, arrestohet për kontrabandë shoferi i autobusit të linjës Athinë-Vlorë

16 Dhjetor 2019, 08:55| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 09:29

  • Share

KAKAVIJË-Policia Kufitare ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë duke arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit.

Pas informacioneve në rrugë operative nga kontrolli i autobusit të linjës Athinë-Vlorë në një vend të përshtatur në pjesën e kondicionerit dhe në pjesën e tualetit u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63 steka cigaresh, si dhe në bagazhin e mjetit u gjetën dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë, sipas policisë.

Pas konstatimit të rastit u arrestua në flagrancë drejtuesi i autobusit B. L. 40 vjeç, banues në Fier. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Kontrabandë me mallra të tjerë".

Komento

Komente

  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/12/2019 10:08

    Qelbësirë

    Përgjigju
    • Vlonjati Djali Lushnjarit: 16/12/2019 15:24

      xXx: ti qënke shofer bajg-qelbësira ?

    • xXx: 16/12/2019 12:02

      Gjalle qenke ti ore shtepi prishur?

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?