Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar duhet të plotësojnë formularin-ankesë që ndodhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Anila Denaj.
“Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID. Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve. Çdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën [email protected]. Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën", shkruan ministrja Denaj.
Nga paketa e dytë janë përfitues ato punonjës që nuk përfituan nga paketa e parë financiare apo paga e luftës thënë ndryshe. Në paketën e dytë të punësuarit që u prekën nga koronavirusin nga do të marrin një pagesë të vetme prej 40 mijë lekësh të reja. Formati 1 është për subjekte dhe Formati 2 është për individë. Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.
Kliko këtu për të plotësuar formilarin.