Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi

Paketa e dytë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor/ Bylykbashi: Më në fund 7 ligjet gjetën ‘dritën e diellit’ në Kuvend, u desh presioni i opozitës dhe ndërkombëtarëve

25 Shtator 2020, 16:45| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 17:44

  • Share

TIRANË- Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi bën me dije se pas dy muajsh miratim, paketa e dytë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor do të kalojë në Kuvend.

Sipas tij, një gjë e tillë ndodhi vetëm pas presioni që opozita i bëri në mbledhjen e kaluar të Këshillit.

Bylykbashi thekson se kjo paketë është e rëndësishme për administrimin zgjedhor, por Rama nuk e ka kaluar pasi "e ka mendjen të ndryshojë rregullat e lojës", referuar këtu draftit për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Deklarata e plotë
Më ne fund paketa e dyte e amendamenteve pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet qe u miratuan nga Keshilli Politik me konsensus ne korrik, gjeti driten e diellit ne Kuvend edhe pse perfaqesuesi socialist ne Keshillin Politik kishte deklaruar qe me 27 korrik se ato ishin depozituar ne Kuvend ne perputhje me Marreveshjen e 5 qershorit. Pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit.
Ligjet u miratuan ne korrik ne Keshillin Politik si pjese e Marreveshjes se 5 qershorit, por per dy muaj u mbajten te fshehur ne sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend.
Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet. Te gjitha te miratuara mbi bazen e propozimeve te Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik. Por sot, sharlatanet e mazhorances na i paraqiten sikur jane iniciativat e tyre. Ata kane vetem nje detyre tani mbi bazen e Marreveshjes se 14 janarit: t’i miratojne keto ligje pa asnje ndryshim, siç jane miratuar nga Keshilli.
Ato ligje sot duhej te ishin miratuar e te ishin ne fuqi, por Edi Rames nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson te ndryshoje rregullat konsensuale te lojes, jo te miratoje rregulla qe i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe krimineleve qe ka pas.
Sado qe te perpiqet, me 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 25/09/2020 18:32

    Oerdi,beni kujdes bashke me lulushbibilushin se mos i bien benevreket edvinKRISTAQrames se ju mori lumi e iket per lesh qeni edhe ju o te mjere.

    Përgjigju
  • Saliu: 25/09/2020 18:21

    po kur te miratohet paketa mo bylo se nuk ka then njeri qe si qendron marrveshjes presjoni juaj i dhjer

    Përgjigju
  • Bylykbashi: 25/09/2020 17:53

    Bylykbash kashte e ko...

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 25/09/2020 19:06

      Oerd,kujdesu bashke me lulushbibilushin se mos i bien benevreket/çitjane kryeministrit aktual dhe rilindjes tij,se iket per lesh qeni.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?