Paketa e dytë financiare, Tatimet: Deri tani pagesën 40 mijë lekë e kanë marrë 75 818 aplikues

4 Maj 2020, 10:06| Përditesimi: 4 Maj 2020, 10:09

  • Share

Drejtoria e Tatimeve ka zbardhur të dhëna në lidhje me aplikimet e paketës së dytë financiare për përfitimin e pagës 40 mijë lekë për ata punonjës që nuk përfituan nga paketa e parë.

Deri më datë 4 maj 2020 kanë aplikuar gjithsej 98 mijë e 130 punonjës dhe u është miratuar pagesa 84 mijë e 826 punonjësve.

Kjo pagesë është një e vetme dhe aktualisht e kanë marrë 75 mijë e 818 punonjës, ndërsa u është refuzuar  3137 punonjësve për arsye të ndryshme.

Drejtoria e Tatimeve është në proces verifikimi  për  10 mijë e 167 aplikime të tjera. Aktualisht me paketën e dytë financiare janë paguar mbi 3 miliardë e 32 milionë lekë.

Nga bonusi prej 40 mijë lekësh tashmë do të përfitojnë edhe 22 mijë familje me pamundësi ekonomike që kanë dalë nga ndihma ekonomike për shkak të pikëzimit, po ashtu do të përfshihen edhe punonjësit e rafinerisë së Ballshit.

Disa ditë më parë ministrja e Financave, Anila Denaj tha se të gjithë subjektet apo individët, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar duhet të plotësojnë formularin-ankesë që ndodhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?