TIRANË- Një ditë pasi partitë politike publikuan ekipet e tyre garuese për zgjedhjet e 11 majit, ‘rëndësia’ e seancës plenare u zbeh. Shumica dërrmuese e klanit të Sali Berishës mungoi në sallë, pasi mbaruan punë me listat.
Socialistë e demokratë nuk iu shpëtuan pyetjeve të gazetarëve për listat. Nasip Naço, një ndër ‘xhaketat’ më të vjetra të PS që u tërhoq nga gara tha se nështator do t’i kthehet
“Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë", u shpreh ligjvënësi i mazhorancës.
Ndërkohë, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli që është në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Tiranën tha se kishte refuzuar vetë të ishte në listë të mbyllur sepse i pëlqen të sfidojë veten në politikë siç bën edhe në jetë.
“E kam sfiduar edhe herë tjetër, kështu e kam jetën me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur”, tha Kodheli.
Formulë të suksesshme në quan Damian Gjiknuri, ‘skemën’ e Ramës për të lënë në lista të hapura ‘senatorët’ e PS, ndërsa rikthimin si kandidat në qarkun e Vlorës e sheh si një mundësi të mirë për të.
“Rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë. Është një qark që unë kam dhënë shumë. I uroj suksese të gjithëve kandidatëve të PS. Edi Rama është një njeri që guxon dhe eksperimenton dhe kjo mund të jete një formulë e suksseshme dhe ne të arrijmë një rezultat më të mirë”, tha Gjiknuri.
Nga foltorja e Kuvendit, Petro Koçi që u tërhoq nga gara tha se është kundër listave të hapura në nivel rajonal.
lajm në përditësim
Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas kandidimit të tij në listat e hapura të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.
Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Gjiknuri u shpreh i lumtur për rikthimin e tij në Vlorë, teksa theksoi se i ka fituar të gjitha betejat gjatë gjithë këtyre viteve në politikë.
“Kam 17 vjet në politikë, të gjitha fushatat i kam fituar. Rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë. Është një qark që unë kam dhënë shumë. I uroj suksese të gjithëve kandidatëve të PS. Edi Rama është një njeri që guxon dhe eksperimenton dhe kjo mund të jete një formulë e suksseshme dhe ne të arrijmë një rezultat më të mirë”, tha Gjiknuri.
Ndërsa më herët, përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri reagoi duke treguar kënaqësinë dhe lumturinë e tij për rikthimin në familjen socialiste të qarkut Vlorë.
Mesazhi i plotë:
Rikthimi në Vlorë është nder dhe përgjegjësi
Rikthehem me shumë kënaqësi në familjen socialiste të qarkut Vlorë, ku me punën e palodhur dhe angazhimin e përbashkët shënuam rezultatet më spektakolare, me fitoret e njëpasnjëshme dhe me përqindje votash rekord në tre procese zgjedhore në 2017, 2019 dhe 2021.
Rikthehem për të çuar përpara punën që lamë në mes për shkak të detyrave të reja që mu ngarkuan si Sekretar i Përgjithshëm dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit.
Sëbashku e bëmë Vlorën të ndjehet krenare dhe konfirmuam se ajo mbetet shpirti e zemra e socialistëve. Ajo ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë lokomotiva që udhëheq Partinë Socialiste drejt sukseseve elektorale.
Që në ditën e parë të angazhimit tim politik, jam udhëhequr nga disa parime dhe kam patur për mision, të rri në lartësinë e vlerave dhe kontributit të babait tim, i cili ishte jo vetëm aktivist i nderuar i shoqërisë civile por më tej edhe ndër deputetët e parë të Partisë Socialiste.
Nuk kam patur kurrë iluzionin se me përfshirjen në politikë nuk do të merrja kosto e nuk do të tentonin të më baltosnin. Me rëndësi për mua ka qenë të jem besnik i trashëgimisë qytetare dhe politike të familjes sime. Kam qenë gjithmonë besnik i vlerave të majta socialiste dhe kam shërbyer në çdo moment kudo ku më kanë dhënë besimin të shërbej. Një angazhim gjithnjë në mbrojtje e respekt të interesave të çdo qytetari shqiptar dhe padiskutim edhe të çdo anëtari e simpatizanti të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kam punuar çdo ditë e kudo me objektivin për ta forcuar Partinë Socialiste dhe rritur fuqinë e saj për transformimin e vendit. Falenderoj përzemërsisht qytetarët e Gramshit që në rrugën time politike më besuan për herë të parë duke më zgjedhur dy herë rresht deputet në 2009 dhe 2013. Respekt për qytetarët e mençur të Dibrës me të cilët shënuam një fitore të thellë në 2016, në një moment delikat politik kur kërcënohej vijimi i qeverisjes së PS-së. Mirënjohje për qytetarët e Qarkut të Elbasanit dhe socialistët me të cilët punuam dhe garantuam një fitore të qartë e të pastër në 7 bashkitë në zgjedhjet e vitit 2023.
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj listave të hapura në nivel rajonal, duke i cilësuar ato si një rrezik për politikën dhe shoqërinë.
Koçi e ka vlerësuar këtë sistem si një kthim të zgjedhjeve në një model që i ngjan zgjedhjeve vendore, duke përmendur se kjo mund të krijojë hapësira për manipulime dhe krim të organizuar.
Ai është shprehur se listat e hapura në nivel rajonal do të jenë një “varr moral” për politikën shqiptare dhe ka theksuar se nëse ky sistem do të mbetet, ai duhet të aplikohet vetëm në nivel kombëtar, duke i dhënë mundësi zgjedhësve të votojnë për më shumë se një individ. Koçi ka shtuar se ky model mund të sjellë pasoja të rënda, duke hapur mundësinë e infiltrimit të grupeve kriminale në politikë.
“Ti je Sali Berisha, prapa të vjen ligësia. Ti mund të falësh vetëm pasi je hakmarrë, qoftë brenda partisë, qoftë jashtë partisë. Dy fjalë tani për sistemin zgjedhor. Kam qenë kundër listës së hapur në nivel rajonal. Kjo i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore, në zgjedhje kryepleqsh. Lista e hapur në nivel rajonal do kthehet në varrin moral të politikës. Nuk duhet ta kishit bërë. Nëse do lihen listat e hapura, të lihet me opsion kombëtar dhe zgjedhësi të votojë më shumë se një individ. Kjo mënyrë siç është do i hapë rrugë krimit të organizuar”, u shpreh Koçi.
Një ditë pas shpalljes së listave, deputetët e PD-së braktisin Parlamentin! Karrige bosh dhe tension. Seanca plenare e ditës së sotme (13 mars) nuk ka qenë e zakontë.
Dhe vetëm pak orë pas zyrtarizimit të listave të hapura dhe të mbyllura të kandidatëve për deputetë, klani i Berishës duket se mbaroi punë dhe la karriget bosh në Kuvend.
Vetëm pak ligjvënës të PD-së ishin të pranishëm në seancë, teksa shumë prej tyre nuk do të jenë në listat e mbyllura, por në të hapurat dhe të tjerët u tërhoqën nga gara, teksa janë aktualisht deputetë në këtë legjislaturë që po shkon drejt fundit.
Mungesa ka pasur edhe nga krahu tjetër, por më të pakëta, edhe pse sot diskutohen disa projektligje të rëndësishme, kryesisht “Paketa e Maleve”.
TIRANË-Erion Braçe, deputeti i njohur i Partisë Socialiste prej disa mandatesh ka reaguar ditën e sotme me një tekst të shkurtër në rrjetin e tij social Facebook. Braçe ka dhënë mesa duket një mesazh inkurajues duke thënë se:
'Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do.'-ka shkruar Braçe.
Erion Braçe ishte deputeti më I votuar në listën e Fierit në vitin 2021 për Partinë Socialiste dhe gjatë kësaj legjislature ka qenë një ndër zërat më aktiv për të mbrojtur interesat e zonës së tij Divjakës. Braçe u spostua nga Divjaka pas ardhjes së drejtueses politike në Fier Belinda Balluku dhe Kryeministri Edi Rama e ka prezantuar muajit e fundit në Tiranë, si kandidat i socialistëve në Njësinë 5. Braçe garon në listën e hapur përballë figurave të tjera të njohura nga kampi socialist.
Deputeti Nasip Naço, për të cilin jeta parlamentare do të përfundojë së shpejti, pasi emri i tij mbeti jashtë listave të PS, nuk duket i prekur. I pyetur nëse ndjen keqardhje për tërheqjen nga gara, Naço tha para nisjes së seancës plenare: “Jo, jo. Unë e falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë”.
Sa i përket të ardhmes, Naço tha se do t’i rikthehet profesionit të tij si jurist.
“Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë", u shpreh ligjvënësi i mazhorancës.
I vendosur përballë konstatimit se ndarja e tij me PS është bërë me paqe, Naço tha: “Sigurisht. Dikush duhet ta kuptojë se vjen një moment kur duhet të ikin. Unë besoj se ka të rinj që do ta vazhdojnë më tej stafetën. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri, të alternuar”.
Ndërkohë, deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli është renditur në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Tiranën. E pyetur nga mediat ditën e sotme nëse ishte e shqetësuar nga kjo gjë, Kodheli u përgjigj se kishte refuzuar vetë të ishte në listë të mbyllur sepse i pëlqen të sfidojë veten në politikë siç bën edhe në jetë.
“E kam sfiduar edhe herë tjetër, kështu e kam jetën me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur”, tha Kodheli.
Komente
