E shtrirë në një territor malor me potenciale të mëdha natyrore, kulturore dhe turistike, Mirdita është një zonë mjaft atraktive për investime.
Për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe turistik, Bashkia në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zhvilloi një takim të hapur me investitorë vendas, si dhe emigrantë mirditorë, ku u prezantuan asetet ekzistuese të zonës dhe mundësitë konkrete për shfrytëzimin e tyre në sektorë të ndryshëm, si turizmi malor, bujqësia, agroturizmi dhe energjia e rinovueshme.
Fokusi ishte nisma “Paketa e Maleve”, e cila synon krijimin e kushteve lehtësuese për investitorët.
“Këshillojmë të jetëzojmë atë që secilin e ndjen në ndërgjegjien e tij që trojet të cilat i kemi trashëgim, të kthehen tashmë në një formë tjetër të kontributit komunitar dhe familjar për secilin prej nesh”, tha kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi.
“Sot ju përpara keni një mundësi që e jep qeveria shqiptare që është Paketa e Maleve, e cila duhet shfrytëzuar”, u shpreh Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
I pranishëm në këtë takim përfaqësuesi i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Spartak Harizi, u bëri thirrje bizneseve dhe fermerëve që të aplikojnë në skemat e mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
“Thirrja është deri më 30 Shtator për të gjitha bizneset, fermerët, të cilët kanë interes të bëjnë një zhvillim të bujqësisë apo blegtorisë, mekanikës bujqësore apo çfarëdo lloj investimi i cili është në interes të fermës së tij apo fermës së re. Janë 9 masa mbështetëse”.
Një thirrje erdhi edhe nga Dom Gjergj Meta, i cili u kërkoi investitorëve të rinj të ruajnë atë që është e përbashkët, natyrën.
“Malet nuk janë tonat, na i ka dhënë Zoti. Pemët nuk janë tonat, ujërat nuk janë tonat, duhen ruajtur. Duhet ruajtur ekosistemi, nuk ka një zhvillim duke prishur ekosistemin, sikurse fatkeqësisht ka ndodhur edhe në Mirditë”.
Kjo iniciativë synon të kthejë vëmendjen dhe investimet drejt Mirditës, duke e shndërruar në një qendër zhvillimi ekonomik e turistik me qëllim ringjalljen e jetës dhe ekonomisë në këtë trevë me potencial të jashtëzakonshëm.
Komente

Post Scriptum: Per cfare do te investojne emigrantet ne "Paketen e Maleve", te detit, te fushave??! Maskaraden e turizmit shqiptar! Une personalisht si turiste do zgjidhja nje vend per vecorite e tij qe nuk mund te gjenden ne vendin tim. Cfare ndodh me " maskaraden e turizmit shqiptar"?? Ndodhi zhvillimi qe filloi nga shkaterrimi. Nje shembull: Nje resort qe ka arkitekture te resorteve ne plazhet e Frances. Dhe ketu vine turiste franceze per te pare, nje tjeter France?? Apo ketu eshte me lire, sepse ne kurrizin tim u ben tatuazh vijat e kalendarit te Spacit..Pra perse vijne turistet ketu, ku tabani, arkitektura tradicionale eshte shkaterruar??
PërgjigjuUne personalisht, mendoj se zhvillimi i nje vendi me banoret e tij fillon me zhvillimin e infrastruktures baze. Kush jane ato? 1- Shkolla. Per nje fshat ku te gjithe banoret jane larguar, a kemi ne breza te ardhshem qe trashegojne vecorite e zones ku banojne? A kemi ne breza te ardhshem qe do te ruajne traditen, kulturen, dialektin e zones ku banojne? A kemi ne breza te ardhshem qe do te ruajne vendbanimet e tyre si forme zhvillimit dhe informimit te tyre te origjines? Pra pyetja thelbesore ishte si te ruajme dhe me pas vjen si te zhvillojme. Nuk ka zhvillim nese tabani i ruajtjes se origjines eshte i shkaterruar, ndryshe ne do zhvillonim vetem shkaterrimin si pikenisje e tabanit te zhvillimit. A ka ambulanca, mjeke, infermiere, mesues ?? Kjo eshte infrastruktura baze qe mbajne keto breza te mos braktisin vendlindjen e tyre. Sipas opinionit tim personal, zhvillimi demografik i vendit, qe filloi diku and3j nga 93, " zbrazi" te gjithe qytetet kryesore ne vend duke i perqendruar ne Tirane, per disa aresye: E para- zhvillimi i militantizmit politik bazuar ne prejardhje te origjines. E dyta - mundesi punesimi E treta- jeta aktive kulturore e varfer ne keto qytete beri we te rinjte te braktisnin vendbanimet e tyre. Te gjitha keto cuan ne ate qe asnje nuk deshiron me te kthehet ne vendbanimet e tyre te origjines. Pikerisht, per mungese te kesaj infrastrukture baze. Shkolla, spitale, ambulanca, biblioteka kinema, teater etj. Informacinet per zhvillimin w " qytet- shtet" Tiranes eshte nje ironi, nje kontrast i plote me qytetet dhe fshatrat ku mbase deti mungon, por alternativa te tjera per zhvillim ekzistojne. Por, e perseris, zhvillimi mer si pikenisje vetem ate qe kemi ruajtur dhe e transformon ne nhe zhvillim progresiv ku tabani mbetet i pacenuar....
Përgjigju