Kryeministri Rama në takimin me shqiptarët në SHBA lajmëroi se shumë shpejt do të prezantohet paketa e maleve, një mbështetje për shqiptarët që do duan të investojnë në vendlindje.
“Do publikojmë program të ri për zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona. Paketa e maleve, të gjithë atyre që janë në emigracion dhe duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave, detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Thirrja për shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe në Europë, nuk është ktheheni përgjithmonë, por po të investoni kursimet në Shqipëri, te shtëpia e gjyshit për ta kthyer në argotizëm, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit se nga ai që u jep punë këtu dhe që ju paguan me një rrogë. Kështu flasin shifrat e gjithë atyre që kanë filluar ta bëjnë atë gjë.
Kush e ka një tokë të trashëguar sidomos në veri të Shqipërisë bën një investim të madh. Sa i përket titujve të pronësisë, do kenë mbështetjen tonë të menjëhershëm edhe titullin e marrjes së tokës në përdorim e për ta gëzuar më pas për gjithë jetën” tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama takon shqiptarët në New York u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit
SI.E.//ReportTv.al