Paketa e qeverisë për sipërmarrjen/ Jaka: 80 mijë punëtorë presin rrogën! Nasto: Biznesi i vogël i pakënaqur, s'duam qiqra në hell (VIDEO)

20 Mars 2020, 22:59| Përditesimi: 20 Mars 2020, 23:23

  • Share

TIRANE-Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv se nga mbyllja si pasojë e koronavirusit janë prekur 30-35 mijë biznese, ndërsa 70-80 mijë të punësuar presin rrogën në fund të muajit. Jaka jep edhe zgjidhjen e tij për të kapërcyer këtë situatë.

"Nga të dhënat jo zyrtare që ne jemi thuhet se janë të regjistruar në QBK 180 mijë sipërmarrje, nga ku 120 mijë janë aktive, 80 mijë biznesi i vogël, 40 mijë biznes i madh. Nga 80 mijë, risku që janë kapur nga masat janë nga 30-35 mijë, bar, restorante. Shuma e sipërmarrjeve janë të vetëpunësuar, por mund të jenë 70-80 mijë të punësuar që presin për të marrë rrogën në fund të muajit. Paketën e kryeministrit e kemi mirëpritur, dhe besojmë se është një paketë për masat emergjente për muajin e parë deri në 20 prill dhe të shikohet situata më pas.

Nëse vijohet me këto masa shtrënguese sipërmarrja është drejt kolapsit. Zgjidhjet me pakta financiare janë të pamundura që të përballojnë një krizë të thellë nëse sipërmarrja shtrëngohet, duhet të lirohen sektorët e ekonomisë dhe të merren masat parandaluese në cdo sektor. Në vazhdohet me këto masa sipërmarrja e madhe në fund të prillit është e kapitulluar. I bëjmë thirrje edhe opozitës, që të bashkohet me analiza dhe ekspertët për të qenë të unifikuar që të shpëtohet sipërmarrja nga kolapsi. E shpëtojmë duke i kërkuar qeverisë që të lehtësohet mënyra e të bërit biznes" tha ai.

Kryetar i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto tha se është i pakënaqur me paketën e qeverisë. Sipas tij, 65 mln dollarët janë të pamjaftueshme. "Jemi të pakënaqur me shumën që është dhënë. Jemi pak të turbulltë. Shifra është e pamjaftueshme për ne, sidomos për këtë muaj. Sot 99% është biznes i vogël dhe i mesëm. 90 mijë biznese të vogla kanë mbyllur qepenat, por i shumëzojmë këtu me 4 persona. Paketa duhet të ishte shpallur më parë, duhet transparencë e plotë. Kaloi 100 mln dollarë për firmat e mëdha, dhe 65 mln dollarë për familjet në nevojë dhe biznesin. Biznesi nuk përfiton asgjë. Janë 85 mijë biznese të  mbyllura, 360 mijë punonjës.

Ne kemi parashikuar se nevojiten të paktën 120 mln dollarë për një muaj që biznesi të mos e ndejë shumë, se ndryshe është katastrofë. Ne kemi 11 pika të realizueshme, të shtyhen, kamatëvonesat, uji dhe dritat të paguhen nga qeveria. Nëse qeveria ma mbyll me urdhër biznesin duhet të na dëmshpërblejë fitimin e munguar. Sot janë vetëm 107 mijë biznese nga 120 mijë. Kjo është gjëmë e madhe, mbështesim qeverinë, por nuk mund të falimentojmë, qeveria lekë ka, të hedhë lekë të reja në treg, ne kemi paguar 30 vite. Ne nuk po kërkojmë qiqra në hell. Kryeministri ti dalë Zot vendit dhe qytetarit".

Eksperti i ekonomisë në radhët e Partisë Demokratike, Dorian Teliti tha se shuma e dhënë nga qeveria për biznesin e vogël është qesharake. "Sa qesharake është vlera 65 mln dollarë, kur duhet të trajtojë një milion persona në të gjithë Shqipërinë" përfundoi ai.

VIDEO/Emisioni Pa Protokoll - Paketa financiare për Koronavirusin, i ftuar Dorian Teliti, në lidhje Skype Nikolin Jaka, Albert Nasto dhe Genc Kondi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 21/03/2020 13:00

    Ato bisnese qe nuk kane rezerve pagash per 2_3 muaj duhet te varin nje gur ne qafe dhe te mbyllin aktivitetin. Po ashtu nje familje qe nuk ka rezerva ushqimore te pakten per 2_3 jave dhe para per te jetuar 3_5 muaj dhe ne kushte shtetrethimi i bejne hije tokes, cdo familje mban nje rezerve parash per nje situate si kjo qe mos te ngresh duart per 3 dite se nuk paguaj dot dritat apo ujin.

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/03/2020 07:31

    E zëmë se ka luftë me armë predha e murtaja e plumba, do kërkonin rroga minjëtë?

    Përgjigju
    • Vlora: 21/03/2020 10:57

      Me cfar do jetojn njerezit fredi ? Edi cke ti sille njeher mamin ketu ne vlore se ajo ta heq oreksin ..!

  • Tan_Tironci: 21/03/2020 01:45

    Mos ju jepni Zë ketyre qelbesira disfatiste. Reapekto ligjet e luftes. Nese biznesi vogel do me vdek, te marre me vehte dhe keto pleura, Salen, Meten, dhe ne fund, Jaken.

    Përgjigju
    • Sefer daja: 21/03/2020 10:19

      O tan jo tironci! Po nese vdes ti ke do te moresh me vete????po 90% e shqiptareve nga biznesi vogel mbijetojne! PASTAJ LEXOJINI MIRE LAJMET!Mund te keni mllef per Jaken( personalisht nuk e shof dot me sy) POR ai nuk perfaqeson biznesin e vogel as si person as juridikisht! Ai perfaqeson te pasurit! Biznesi vogel nga qeveria nuk po kerkon fitim.po kerkon vetem rrogat per te punesuarit dhe te vet-punesuarit per te mbijetuar ne fund te muajit!

  • pajtimja: 21/03/2020 00:20

    O nikolin maloku,cfare pozon ti mor kungull lezhe,,,pse nuk ndihmon spitalet dhe te varfrit me leke,po na derdellit ketu….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?