Paketa e rezistencës sociale, reagon Erion Braçe: Po rrogat e zjarrfikësve pse nuk rriten?

9 Shtator 2022, 12:30| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 14:56

  • Share

Pas shpalljes së paketës së rezistencës nga qeveria të enjten, deputeti i Partisë Sociaiste Erion Braçe ka shfaqur pakënaqësitë për faktin se zjarrfikësit nuk do të përfitojnë rritje page.

“Po Zjarrfikësit?! Po Rrogat E Tyre?! Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve; Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të forcave të armatosura; Po rrogat e zjarrfikësve, pse jo? Është puna më e vështire, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë; Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, shkroi Braçe në Facebook.

Qeveria miratoi dje paketën e dytë të rezistencës sociale, më konkretisht:

PAKETA E DYTË E REZISTENCËS SOCIALE

NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjeç pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.

PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 09/09/2022 16:22

    O Braçe ka shum profesione të tjera që duhet nrejt rroga para se me dal ktu te zjarrfiskit. Padyshim që e meritojn ene ato ti nrehen rrogat por besoj e menoj që si fillim në absolute duhet nrejt rroga msuesit se jan te 50 000 lekshi akoma.Po nuk pate msues sdo kesh menie për nesër.Ngrejini rrogat msuesve se lat nom.

    Përgjigju
  • Likja: 09/09/2022 13:48

    Ik o brace me syze prej bualli na del aty si gjel deti

    Përgjigju
  • Llazi: 09/09/2022 12:40

    U ftof koha o brace ziu ! Po veson ska me zjarre .. qeveriu punon me plane afatmesme e afatgjata, kesmet nga behari tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?