Paketa e sigurisë në shkolla, Balla nga Elbasani: Nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin e nxënësve

28 Shtator 2023, 08:40| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 09:12

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi krijimin e atij që e konsideroi si koalicion kombëtar për të fituar betejën kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek nxënësit e të rinjtë. Nga një takim me nxënës e mësues të shkollës së mesme “Vasil Kamami” në Elbasan, ministri Balla tha se nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve.

“Ne do bëjmë ç’është e mundur që brenda këtij perimetri të mos ketë shpërndarës, por kjo mund të na ndodhë në lagjen ku ju jetoni. Unë doja t’ju ftoja që të jeni misionarë të bëjmë një fushatë kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek fëmijët.  Pjesa tjetër janë fenomene si bullizmi, apo fenomene që duhet t'i luftojmë të gjithë së bashku. Kjo luftë nuk mund të fitohet pa mbështetjen e nxënësve, stafit arsimor, që dhe më kanë shkruar duke e përqafuar këtë paketë. Suksesi i saj varet shumë nga krijimi i një koalicioni kombëtar pa asnjë dallim për ta çuar para. Policia ka përgjegjësinë kryesore, por nuk ja del dot e vetme. Ky front kundër përdorimit të lëndëve narkotike do jetë ndër frontet kryesore”, tha ministri Balla.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ministri Balla u shpreh se do të bëjë ç’është e mundur që të mos lejojë askënd të bëj biznes me shëndetin nxënësve.

“Ndodh shpesh që dikush jashtë oborrit kërkon t’ju tërheqë në aktivitete apo fenomene si ai që ka të bëjë me lëndët narkotike apo psikotrope. Shpresoj shumë që asnjëri prej jush të mos ketë rënë në këtë rrjetën e përdoruesve dhe do bëj ç’është e mundur të presim çdo fije që ju lidh ju me ata, që duan të bëjnë biznes me shëndetin tuaj, por edhe me ekonominë e familjes suaj. Kohët e fundit janë shtuar shumë substanca, tullumbace etj., të cilat nuk ju bëjnë mirë. Të gjithë doktorët na kërkojnë të ndërpresim çdo lloj kontakti tuaj me këto lloj lëndësh”, u shpreh Balla.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?