Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Ekonomi

Paketa fiskale 2022/ Dhoma e Tregtisë: Duhet analizë e thelluar për propozimet, rëndohen prodhuesit

4 Nëntor 2021, 17:50| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 17:59

  • Share

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, thotë se paketa fiskale e prezantuar nga qeveria për vitin 2022, nuk është konsultuar me ta. Në një analizë që i kanë bërë kësaj paketa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se ndryshe nga sa është kërkuar që të ketë një paketë të tretë mbështetëse për biznese pas goditjes që morën nga pandemia po përballen me rritje të barrës fiskale.

“Këto propozime për rritje të barrës fiskale për sipërmarrjen, vijnë në një situate kur sipërmarrja akoma vuan pasojat e shkaktuara nga pandemia dhe kur ne përfaqësuesit e saj i kishim kërkuar qeverisë një pakete të trete të ndihmës që nuk u ofrua nga ana e saj. Po te marrim ne konsiderate gjithashtu edhe krizën globale te rritjes se çmimeve, ne ballafaqohemi me një rritje tjetër te barrës fiskale nga qeveria. Janë 4 propozime për ndryshime ligjore, qe nga vete relacionet përkatëse të tyre, vijnë më tepër si një obligim i qeverisë ndaj rekomandimeve te bëra nga FMN-ja; DHTI- Tiranë, shpreh mendimin se shpërndarja e informacionit paraprak nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për këto ndryshime ne ligjet fiskale, nuk mund te quhet i ezauruar, pa bërë një analizë të thelluar dhe propozime që duhet të vijnë nga sipërmarrja në kuadër të një pakete të plotë fiskale”, thuhet në analizën që ata kanë bërë. 

Sipas dhomës sa i takon ndryshimeve që janë parashikuar në ligjin për TVSH-në, ku parashikohet vendosja e TVSH 10% për inputet bujqësore, do rriste kostot për prodhuesit e do të rriste çmimet në treg.

“Lidhur me inputet bujqësore, duke vendosur TVSH me 10%, nuk mund te konsiderohet lehtësi fiskale, por një shtesë barre takse për inputet bujqësore, që do të ndikojnë në rritjen e çmimit të shitjes së tyre nga ana e shoqërive të tregtimit, qe është në dëm të fermerëve, me pasoja në koston e çdo produkti bujqësor dhe për rrjedhojë me ndikim në rritjen e çmimeve në treg për produkte bujqësore”, argumenton më tej Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu edhe sa i takon pjesës së investimit, ku është rritur tavani për bizneset që importojnë makineri për bujqësinë Dhoma ka rezerva. Nëse aktualisht për vlera importi mbi 50 milionë lekë bizneset nuk paguanin TVSH propozimi është që për vlera mbi 500 milionë lekë të mos paguhet TVSH. 

“Rritja 10 fish e këtij tavani do ndikojë ne uljen e interesit të investitorëve për të investuar në bujqësi, në një kohë kur sipërmarrja prej kohesh i ka kërkuar qeverisë stimuj fiskale për të nxitur investimet në bujqësi dhe për ta bërë atë sa me konkurruese me vendet e rajonit”, thotë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Komente mbi paketën ka ehe për taksën për qumështin pluhur, për taksën për jahtet apo edhe për tatimin mbi pagat.

(Kliko këtu për komentet për paketën fiskale 2022)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?