Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Politikë

Paketa Fiskale 2022, Tabaku: Klienteliste dhe anti-biznes! Qeveria po minon dhe shkatërron tregun e lirë

14 Nëntor 2021, 11:49| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 11:51

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar paketën fiskale të 2022 si klienteliste dhe anti-biznes, duke shtuar se qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.

Tabaku shprehet se përmes paketës fiskale qeveria do të do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizmit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Deputetja përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit, duke shtuar mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes!

Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.

Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizmit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP.

Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimarrje me porosi.

Kjo është vendimarrje me standart të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet nderkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë.

Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.

Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri.

Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?