Paketa fiskale, bizneset paralajmërojnë protestë! Të shtunën ulin një orë qepenët

4 Nëntor 2022, 15:54| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 22:05

  • Share

Bizneset pritet që të mbajnë një protestë simbolike. Kreu i Shoqatës së Biznesit, Albert Nasto ka paralajmëruar se nesër do zhvillohet një grevë simbolike, ku do të ulin qepenët e bizneseve për rreth 1 orë për të kundërshtuar rritjen e kostove dhe paketën fiskale që rrit gjobat për tregtarët. 

“Të gjitha bizneset në mbarë Tiranën, të mbyllin qepenat dhe të refuzojnë shërbimin për një orë. Nga ora 10:00 deri në orën 11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur direct me konsumatorin. Në moment që biznesi i vogël dhe i mesëm i rritet kosto, detyrimisht do të rrisë ccmimet. Dhe kjo do të shkarkohet tek konsumatorët”, tha Bujar Muço, nën kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

“Të hiqet nga paketa fiskale 2023 rritja e gjobave nga dy deri në tre herë. Të hiqet nga paketa fiskale e 2023, ligji i tatimit mbi të ardhurat. Paketa fiskale e 2023 nuk ka asnjë ndihmë për biznesin. Qeveria do të ketë një kohë për të reflektuar dhe në të kundërt ne do të përshkallëzojmë veprimet tona”, tha Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Përmes kësaj proteste, drejtuesit e shoqatës i kërkojnë qeverisë të anulojë rritjen e gjobave, të mos rritë çmimin e energjisë dhe të përgjysmojë taksat e karburantit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?