Nga data 1 e këtij viti, të ardhurat nga puna do të tatohet në disa nivele të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se sa do të paguajnë të gjithë të punësuarit sipas nivelit të pagës bruto.
Konkretisht, të gjithë atë që e kanë pagën mujore bruto deri 30,000 lekë nuk do të tatohen fare, ose e thënë ndryshe tatimi i tyre mbi pagën do të jetë 0%.
13% do të tatohet ata që për pagën mujore bruto e kanë nga 30,001 – 150,000 lekë, ndërsa ata me pagë mujore bruto mbi 150,000 lekë do të tatohen me 23%.
Për efekt të llogaritjes së rezultatit të vitit fiskal, do të konsiderohen shpenzime të panjohura shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.
Tatimi mbi Dividentin do të aplikohet në shkallën tatimore 8%. Për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, kjo shkallë zbatohet me kushtin që:
-tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;
-tatimi për dividentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.
Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.
Tatimi i të ardhurave nga janari 2019
0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë
13% për pagën mujore bruto 30,001 – 150,000 lekë
23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë
Komente
