Paketa fiskale, FMN: Hiqni favorizimet, nxisin evazionin! Rishikoni taksat për birrën dhe verën

29 Dhjetor 2021, 18:14| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 18:18

  • Share

Prej vitit të ardhshëm në Shqipëri do të zbatohet paketa re fiskale, ku eliminohen disa favorizime të bëra ndër vite, në ligjin për TVSH-në, akcizat apo taksat kombëtare.

Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, Fondi Monetar Ndërkombëtar është skeptik për sistemin tatimor në vend, pasi vlerëson se fashat tatimore të krijuara deri më tani me taksat lënë vend për abuzim.

Prej janarit të këtij viti në fuqi hyri përjashtimi nga TVSH-ja i bizneseve me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, por FMN thotë se kjo masë duhet të rishikohet pasi mund të krijohet shteg për abuzime.

“Shqipëria duhet të ulë pragun e xhiros dhe të vendos një regjim të përshtatshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Duhet të hartohet një plan tatimor afatmesëm, që të zëvendësojë qasjen e deritanishme ndaj ndryshimeve të politikave tatimore dhe të shmangë hartimin e nxituar të politikave tatimore”, thuhet në raport.

Një nga rekomandimet e FMN-së që duhet të jetë pjesë e paketës fiskale është edhe rishikimi i akcizës për birrën dhe verë. Një propozim i tillë është bërë edhe nga deputeti socialit Erion Braçe, gjatë diskutimeve të paketës fiskale të vitit 2022, por që u hodh poshtë nga qeveria.

FMN sugjeron që të vendoset një objektiv i qartë për të ardhurat e përgjithshme, të vendoset vetëm një prag për TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat, të thjeshtohet sistemi tatimor si dhe të rishikohet tatimi mbi të ardhurat personale. Në këtë mënyrë ekspertët e FMN thonë se do të ketë një rritje të qëndrueshme të të ardhurave në Shqipëri.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/12/2021 04:17

    FMN duhet te shtonte dhe rastet kur shtyhen e falen borxhet dhe detyrimet.Dhe ato jane nje minus e gangrene per shtetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?