Paketa fiskale, gjoba bizneseve që s’deklarojnë pagat, eksperti Gjokutaj: Duhet ulur barra fiskale mbi punën, të rritet tatimi mbi kapitalin

13 Tetor 2022, 21:45| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 22:38

  • Share

Për ekspertin fiskal, Eduard Gjokutaj luftë më e mirë ndaj evazionit fiskal që bëjnë bizneset që nuk deklarojnë pagat për punonjësit do të ishte ulja e tatimit mbi punën, dhe rritja e saj për kapitalin tek biznesi. Ai tha se evazioni nuk luftohet kështu por efektshmëria më e madhe në këtë drejtim do të ishte edukimi fiskal dhe ulja e barrës së tatimit, nga puna tek kapitali. Gjokutaj tha se raporti i tatimit punë-kapital është shumë pabarabartë këto 10 ditë në dëm të punës.

“Rritja e ndjeshme e gjobave bie ndesh me një kundërshti që është diskutuar edhe para 17 viteve për të kuptuar sesa e lartë duhet të jetë gjoba për të parandaluar apo për të korrigjuar shkelësit e ligjit. Realisht kjo do të kishte një valencë më të lartë si politikë fiskale nëse do të kishim një nivel administrimi i cili nuk do të kishte boshllëqe dhe do ti fokusohej edukimit fiskal, që lidhet me atë pjesë të tatimpaguesve që nuk e kuptojnë ligjin. Në rast kur këto dobësitë janë prezente, gjobat e larta kthehen në instrument që nuk ndihmon por kthehen në politikë gjobash.  Rruga më e mirë për të luftuar evazionin fiskal duhet të ishte me ndryshim strategjia. Duhet të zhvendoset barra e tatimeve nga tatimi mbi punën në tatim mbi kapitalin, i cili është i lehtësuar në mënyrë shumë të pabarabartë në raport me punën’- tha Gjokutaj.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj eksperti nënvizon se Paketa në tërësi parashikon disa modifikime, ku një pjesë është rregullimi i disa gabimeve që janë bërë vitin e kaluar. Nga ana tjetër është dashur rregullimi i sektorit energjetik që është bërë i ndjeshëm. Paketë korruptuese por jo se ka prekur thelbin e problematikave që kanë dëmtuar biznesin dhe individët”, tha ai.

Lidhur me pasaportat e arta dhe Amnistinë Fiskale eksperti u shpreh se mjafton dalja e fundit e Fondit Monetar Ndërkombëtar për t’i vënë kapakun çështjes së diskutimit.

“Unë besoj se dalja e fundit e misionit të FMN sipas artikullin 4 ishte kapaku në aspektin teknik për të mbyllur çështjen.  Eksperti i ekonomisë u pyet edhe për projektbuxhetin e vitit 2023 ku ndonëse ende nuk ka një draft konkret u gjykoi si një vazhdë të rimëkëmbjes ekonomike. Edhe për paketën fiskale dhe buxhetin duhet parë në drafte. Në gjykimin tim projektbuxhetin do jetë një vazhdë për rimëkëmbjen e ekonomisë duke synuar tragetin e së kaluarës”, tha ndër të tjera Eduard Gjokutaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?