Ekonomi

Rama: Do rikonstruktohen Zyrat e Punës, janë pasive! Edhe për kamarier kërkohet kualifikim, shteti do i paguajë biznesit të vogël trajnimet për punonjësit

22 Nëntor 2021, 17:24| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 20:07

  • Share

TIRANË- Zyrat e Punës kanë qenë sot në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ato janë pasive, e për pasojë ka paralajmëruar një ristrukturim të tyre. Në prezantimin e paketës fiskale, Rama tha se tashmë bizneset e vogla do të paguhen për trajnimin e punonjësve të tyre, e ndërsa zbuloi edhe skemën se si do t'i përfitojnë këto fonde.

"Sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur, nga rruga, duhet një trajnim sado modest, e jo më për disa profile të tjera në ndërrmarje që janë, prandaj kemi vendosur një buxhet që do duhet të organizohet me biznesin, duke ia dhënë biznesin, dhe duke e përdorur fuqinë tërheqëse të biznesit për të identifikuar njerëzit dhe për t'i sjellë ata drejt vendit të punës. Skema me zyrat e punës kështu siç është, ka nevojë për një rishikim sepse është pasive, ndërkohë që agjencia do të marrë nga bizneset nevojat dhe bizneset do të paraqiten me emra kandidatë, por që kanë nevojë për kualifikim, atëherë mbështetja me kualifikim do të bëhet drejtpërdrejtë pranë bizneseve dhe kur të marrë këtë fond do të bëjë edhe punësimin", tha Rama.

Ndërkohë Rama ka zbuluar një skemë bashkëpunimi që do të ketë mes qeverisë dhe bizneseve për të gjithë ata persona që janë me ndihmë ekonomike. Sipas Ramës nëse një person me ndihmë ekonomike do të punësohet nga një biznes dhe do të marrë një pagë minimale 320 mijë lekë, qeveria do të paguajë një vlerë aq sa është ndihma ekonomike ndërsa pjesa tjetër e pagës minimale do të paguhet nga biznesi që ka ofruar punën.

“Po punojmë për një skemë bashkëpunimi me biznesin. Por është ende herët. Duam të ndërlidhim biznesin e vogël dhe pse jo të madhin me ndihmë ekonomike për të punësuar njerëz në ndihmë ekonomike. Duke i kaluar si pjesë të pagës ndihmë ekonomike. Një pagë minimale 320 mijë lekë një pjesë e pagës që janë me ndihmë ekonomike e paguajmë ne dhe pjesën tjetër e paguan biznesi. Kjo është mënyra më e mirë për të stimuluar të dyja palët. Edhe hapje të vendeve të punës dhe marrjen në punë të njerëzve në nevojë dhe atyre për të dalë nga ndihma ekonomike për të mbajtur frymën gjallë. Më të rinjtë në familjet në ndihmë ekonomike, pjesa e tyre mund të kthehen në gjeneratorë të të ardhurave. Deri sot kemi pagë pa taksë 300 mijë lekë. Minimumin, por me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë. Është një stimul."- tha Rama.

Ndërsa ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ka ka një fond prej 250 milionë lekë për start up-e, e teksa tha se ka 7 programe punësimi shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim.

"Programe interesante të nxitjes së punësimit, 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 mln lekë fonde për start up-e, fond të veçantë për garancinë rinore, ku çdo i rini në 29 vjec, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim", tha Ibrahimaj.  

Ora 17:38
Rama: Zyrat e punës janë pasive, do të rikonstruktohen! SKEMA se shteti do i paguajë biznesit të vogël trajnimet për punonjësit

 

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se Zyrat e Punës do të ristrukturohen, pasi sipas tyre janë pasive, e ndërsa tha se biznesit të vogël përfitojë fonde nga shteti për trajnimin e kandidatëve.

"Ka vende pune të lira plot, s'po ju sfidoj juve se jeni biznese të vogla se mund të kenë disa që s'kanë vende pune, por edhe midis jush ka subjekte që ka nevojë për punonjës, por kemi vënë re se një pjesë e madhe e këtyre vendeve janë kërkesë të një kualifikimi të caktuar, sado modest, sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur, nga rruga, duhet një trajnim sado modest, e jo më për disa profile të tjera në ndërrmarje që janë, prandaj kemi vendosur një buxhet që do duhet të organizohet me biznesin, duke ia dhënë biznesin, dhe duke e përdorur fuqinë tërheqëse të biznesit për të identifikuar njerëzit dhe për t'i sjellë ata drejt vendit të punës. Skema me zyrat e punës kështu siç është, ka nevojë për një rishikim sepse është pasive, ndërkohë që agjensia do të marrë nga bizneset nevojat dhe bizneset do të paraqiten me emra kandidatë, por që kanë nevojë për kualifikim, atëherë mbështetja me kualifikim do të bëhet drejtpërdrejtë pranë bizneseve dhe kur të marrë këtë fond do të bëjë edhe punësimin, se për një numër profilesh, janë bizneset që mund të bëjnë trajnimin", tha Rama.

Ora 17:12
Prezantohet paketa fiskale me biznesin e vogël, ministrja e financave: 250 mln lekë për start up-et! Çdo i ri deri 29 vjeç do mbështetet me punësim, formim, praktikë ose arsimim

1637597890_Screenshot2.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, prezantojnë paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël. Në fjalën e saj, ministrja tha se ka ka një fond prej 250 mln lekë fond për start up-ve, e teksa tha se ka 7 programe puënësim, e ndërsa shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim

"Programe interesante ntë nxitjes së punësimity, 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 mln lekë fonde për start up, fond të vecantë për garancinë rinore, ku cdo i rini në 29 v jec, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim", tha Ibrahimaj.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 22/11/2021 21:13

    Tani e ka qëllimin tek klasa puntore serbe në të gjitha lamit... Shqiptarët ikun nga Shqipëria dhe kurr një herë nuk është brengosur, e tani do vajn puntore nga Serbia që ky do ua paguaj edhe zanatet... O mjerim o mjerim

    Përgjigju
  • Haka: 22/11/2021 18:32

    Ca i ben mashtrimit dhe demagogjise mor aman. Kater vitet e para, i futi shqelmin ne fyt te vegjelve ne favor te moscenimit te te medhenjeve, shoke te tij. E vazhdoi dhe ne te dytin mandat. U be biznesi i vogel sdinte ku fuste koken. Tehu nga fundi, per te marre dhe te tretin mandat, i futi nje ulje trarit, per te vegjlit. Pra pas 8 vite rjepje te biznesit te vogel dhe majmjes se te medhenjeve. Pu pu pu.

    Përgjigju
  • Beni: 22/11/2021 18:27

    Cdo iniciative sipas Lluce-Mane & Co. Do qe mire qe ju gazetaret largpames te shikonit keto bizneset e reja qe do te mbijne dhe perfitojne keto pra. Nuk po them SPAK, se ato merren me mizat, por media kot per kuriozitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?