Kronikë

Paketa Moneyval/ Soreca: Shqipëria në luftë efektive kundër pastrimit të parave

18 Qershor 2019, 14:05| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 14:14

  • Share

"Paketa Moneyval miratuar dje nga Parlamenti sjell mjete të reja për të luftuar në mënyrë efektive kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Shqipëri"- kështu ka deklaruar së fundmi Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Lugi Soreca.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca ka thënë se miratimi i kësaj pakete e sjell Shqipërinë më pranë standarteve të BE-së.

Kujtojmë, se paketa Moneyval përmban 5 projektligje, të cilat parashikojnë ndryshime në ligjin për regjistrimin e biznesit, për procedurat tatimore, për masat kundër financimit të terrorizmit, për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.

"Shqipërisë i duhet ende të ketë rezultate për rekomandimet e mbetura të Moneyval"- thekson ndër të tjera Soreca.

Ndërkaq, ambasadori tha se BE i mbështet përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?