Paketa ‘Riviera Shqiptare’ këtë vit 350 euro personi, në 2019 ishte 190-250 euro! COVID-i shtrenjton ofertat edhe për Turqinë (VIDEO)

19 Gusht 2020, 15:43| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 15:56

  • Share

TIRANË- Mbyllja e kufijve për të mos lejuar përhapjen e infeksionit COVID-19, goditjen më të madhe ia ka shkaktuar turizmit. Përpos këtij fakti të pushosh këtë vit në vendet ku të lejohet kalimi i kufirit çuditërisht është më shtrenjtë se një vit më parë. Antalia me oferta All-Inclusive, këtë verë pret shqiptarët me oferta minimumi 100 euro më të shtrenjta.

Duke qenë se Turqia nuk aplikon masa të rrepta ndaj shqiptarëve për të kaluar kufirin, destinacionet turistike atje mbeten zgjidhja e parë e tyre, nëse zgjedhin të pushojnë jashtë vendit.

4 ditë në Antalia këtë vit i kushtojnë një personi minimalisht 300 euro, nga 240-250 euro që ishte në vitin e kaluar. Ndërkohë paketat turistike për dy persona i peshojnë edhe më shumë xhepit të qytetarit.

Nga 950 euro e deri në 1500 euro çifti janë ofertat që të serviren në faqet zyrtare të Agjencive Turistike nëse zgjedh të pushosh në Turqi. Ndërkohë hedhur një sy të njëjtave paketa të një viti më parë ata fillojnë 800 euro deri më 1250-1300 euro çifti. Shtrenjtimi më i madh i çmimeve vërehet në muajin gusht, ndërsa në muajin shtator ofertat disa ditore për të njëjtat destinacionet pësojnë rënie të ndjeshme.

Pusho shqip ishte slogani i këtij viti! Por as Shqipëria nuk i shpëtoi këtij trendi, edhe pse ka mungesë turistësh. Pandemia arriti të ulë numrin e të huajve me mbi 60%, e nga ana tjetër çmimet ndoqën krahun e kundërt.

Ofertat 1 ose 2 ditore në Ksamil, Sarandë, Vlorë, Dhërmi, Jalë nisin nga 45 euro për person, për të përfunduar deri në 79 euro, në disa agjenci turistike, duke u rritur me nga 10 deri në 20 euro.

Ndërsa për pushime më afatgjata, 5 ditë në Drimadhe-Jalë i kushtojnë një personi nga 150 deri në 179 euro. Për pjesën tjetër të bregdetit Sarandë-Ksamil-Krorëz paketat 5 ditore nisin nga 129 euro deri në 169 euro personi, në varësi të hoteleve.

Në vitin 2019 oferta për të vizituar Shqipërinë ishte shumë më e lirë, e pagëzuar si paketa ‘Riviera Shqiptare’ një shqiptari ashtu si edhe një të huaji i kushtonte 190 euro në mes të korrikut e deri në 250 euro në mes të gushtit, ndërsa këtë sezon çmimet për të njëjtën paketë nisin nga 320 euro-350 euro personi.

Sa i përket paketave në vendin tonë në të shumtën e rasteve në të përfshihet akomodimi në hotel, transporti dhe mëngjesi. Ndërsa në paketat për jashtë përfshihen thuajse të gjitha vaktet përpos akomodimit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 19/08/2020 17:47

    une ato lek i djeg sesa tja jap shqiptareve. kam qe ne 2015 qe svete me ne jug, jo vec per cmimin, po e di dhe sikur me shtrenjte ja jap greqise e turqise apo ndonje shtet tjetri se ketyre letyrave te jugut dhermi drimadh himare apo ku di une. ika njeher ne antalya para nja 2 ites me 350 euro 7 dit all inclusive u kenaqa, ktu shkon ne dhermi iken 200 mij lekshi me 3 dite ne KAMP. po nejse ket vit skemi cbejm por gjithsesi me mire iki ne currila se ne jug

    Përgjigju
    • KritikAbsolut: 20/08/2020 07:55

      Nuk jane raste sporadike por rritja e cmimeve ndjehet nga veriu ne jug. Pervec rritjes se cmimeve "Mihalet" jane shtuar gjithmone e me teper. Vajta te Zhironi dhe zura ne shezllon por vura re qe ishte i prishur dhe pa bere ze apo pa kerkuar llogari u mundova ta nderroj me nje tjeter qe ishte bosh dhe i rregullt. Nga ballkoni lokalit pronari fillon dhe bertet se pse po levizja shezllonin dhe i thash qe eshte i prishur. Pa e prishur terezine po nga ballkoni lokalit me thote qe po desha te nderroj vend po desha te iki por mos e leviz shezllonin nga vendi!!!!! Preferova te iki fare por keto raste dhe kjo arrogance ndeshet kudo ku me pak dhe ku me shume neper bregdet dhe eshte per te ardhur keq... "pusho shqip" ta shpif!

    • Vlla: 19/08/2020 18:38

      Te lumte goja. Nuk i meritojn

  • Lui: 19/08/2020 16:04

    Po juve qaheni qe nuk keni turiste. Keshtu i terhiqni turistet ju, me ngritje cmimi?! A thua se nga sherbimi e ndritet ju qe te justifikoni cmimet.. As ia keni idene te beni turizem. Thjeshte jemi me fat qe na vizitojne meqe kemi qene vend i izoluar dhe ka kuriozitet. Po te jete per menaxhim-sherbim-cmim, ju jeni shume larg te terhiqni turiste.

    Përgjigju
    • Ilir: 19/08/2020 21:31

      Sot isha ne Lukove. Lokali sorrogoato kafja 100 leke, uji 100 leke, sherbimi pertoke. Shikoj menune, sikur je ne restorant luksoz.Shkoj tek Saranda Palace, tek pllakat, kafe+uje, 150 leke, hoteli luksoz, sherbimi perfekt, cmimet normale...Jane disa kokepalare qe kane zaptuar plazhet dhe mendojne si ti zhvasin pushuesit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?