Paketimi i fletëve të votimit për votuesit në diasporë

Politikë

Paketimi i fletëve të votimit për zgjedhësit në diasporë, përfundon vulosja dhe vendosja e tyre në zarfin A për 5 qarqe

12 Prill, 15:30| Përditesimi: 12 Prill, 15:36

  • Share

Ka nisur tashmë procesi i përgatitjes së seteve me dokumentacion zgjedhor për votuesit nga jashtë. Deri tani ka përfunduar vulosja e fletës se votimit dhe vendosja në zarfin A për qarqet: Kukës, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Kryekomsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një dalje për mediet shpjegoi procesin e votimit të diasporës dhe si do të funksionojë dërgesa me postë e fletëve të votimit.

“Ne mendojmë që ta mbyllim brenda kësaj jave. Deri nesër ta mbyllim procesin e vulosjes. Janë dhe emocionet e stafit, sepse duhet të kenë kujdes në vulosjen e fletëve të votimit”, tha Celibashi.

I pyetur se kur nis votimi në diasporë, Celibashi tha se pritet të nisë nga java në vijim.

“Nëse përfundojmë procesin e përgatitjes, brenda kësaj jave do të nisim dhe dërgimin e zarfeve të postës. Pjesë-pjesë, sipas destinacionit, Itali, Gjermani, SHBA etj. Koha që do të kemi në dispozicion, nëse nisim shpërndarjen, sipas asaj që kemi angazhuar, brenda një dite për Greqinë, Italinë, do ta kenë zarfin me fletën e votimit brenda postës së tyre. 1,2 ose 3 maj të jetë data e fundit, që të kenë mundësinë që të vijnë, të gjejnë zarfin atje dhe ta marrin. Nëse në datën 3 maj, akoma nuk e kemi vendosur, por jo përtej një date të tillë, do duhet llogaritur dhe koha që do kthehet zarfi mbrapsht në Shqipëri, në rastin më ekstrem do të duhet 3 deri në 4 ditë që zarfi të kthehet mbrapsht”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?