Imran Khan

Bota

Pakistan, ish-ylli i kriketit, Imran Khan zgjidhet si kryeministër i ardhshëm i vendit

17 Gusht 2018, 23:29| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 23:32

  • Share

Në Pakistan deputetët kanë votuar për të zgjedhur ish-yllin e kriketit, Imran Khan si kryeministër i ardhshëm i vendit.

Rezultati për fitoren e Imran Khan ishte 176 vota, që përbënin shumicën nga 342 vendet në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Pakistanit.

Me arritjen e fitores kryeministri i ri, Imran Khan, pritet të marrë detyrën pas një ceremonie betimi të planifikuar që do të mbahet më 18 gusht.  Sfiduesi më i afërt i Imran Khanit ishte Shahbaz Sharif, nga Lidhja Myslimane e Pakistanit, si dhe ish-kryeministri Nawaz Sharif.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?