Një avion pakistanez Airbus A-320 është rrëzuar në qytetin Karachi të Pakistanit.
Autoritetet kanë njoftuar se avioni po transportonte rreth 100 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.
Sipas BBC, avioni ishte nisur nga Lahore për në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuar të Pakistanit.
Avioni u ngrit në fluturim në 02:30 pas orës lokale por pas pak kohe u zhduk nga radari, tha zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar Abdullah Khan.
Në fotografitë që janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale, mund të shihet tymi duke dalë nga vendi i përplasjes që mesa duket është zonë e banuar.
Deri tani ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 17 pasagjerëve të vdekur ndërsa dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se prej rrëzimit të avionit janë shkatërruar katër banesa.
Publikohet biseda e fundit e kullës së kontrollit dhe pilotit të avionit që u rrëzua në Pakistan Në bisedën mes tyre në radio, dëgjohet piloti teksa i shpreh kullës së kontrollit shqetësimin për daljen jashtë funksionit të dy motorëve.
Aeroplani Airbus A320 me 100 pasagjerë në bord ishte nisur nga qyteti Lahore dhe do të ulej në aeroportin e Karaçit. Pak para uljes në aeroport, avioni u rrëzua në një zonë të banuar. Një kamera amatore ka filmuar momentet e fundit të rrëzimit të aeroplanit. Sipas mediave të huaja, deri tani janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat 41 persona, por numri pritet të rritet. Ndërkohë, tre pasagjerë kanë shpëtuar mrekullisht. Nga komunikimet në radio, piloti u përpoq të ulte avionin pasi raportoi se dy motorët nuk funksiononin. Kulla i dha leje të ulej në njërën nga dy pistat e aeroportit. Dymbëdhjetë sekonda më vonë, piloti lëshoi një tjetër sinjal emergjence. Pas këtij momenti nuk pati tjetër komunikim, ndërsa dëshmitarët thanë se para rrëzimit, aeroplani përplasi një antenë të telefonisë celulare.