Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)

9 Nëntor, 08:05| Përditesimi: 9 Nëntor, 08:33

  • Share

Pakistan- Një sulm i mundshëm terrorist me kamikaz ka ndodhur në Pakistan me një bilanc tragjik. Shpërthimi i një bombe në stacionin hekurudhor la të paktën 24 të vdekur dhe 40 të tjerë u plagosën me shkallë të ndryshme plagësh.

Ngjarja ndodhi në qytetin Quetta ditën e sotme (9Nëntor). Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur pranë kabinës së biletave, pak para nisjes së një treni. Më shumë se 100 njerëz ishin duke pritur për Jaffar Express, në qytetin e Rawalpindi në Punjab, raporton “La Repubblica”.

Të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në Spitalin Civil të Quetta. Një video e publikuar nga media të shumta lokale, duket se tregon edhe momentin tronditës të shpërthimit të dhunshëm.

Sulmi u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA), një grup separatist etnik Baloch. Jeeyand Baloch, zëdhënës i BLA, tha:

"Një sulm vetëvrasës u krye në një njësi të ushtrisë pakistaneze në stacionin hekurudhor të Quetta-s, ndërsa ata po ktheheshin përmes Jaffer Express, pas përfundimit të një kursi në shkollën e këmbësorisë".

Sulmi u krye nga një sulmues vetëvrasës nga Brigada Majeed, skuadra vetëvrasëse e BLA-së. Në këtë kohë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur se ky sulm është kryer kundër personelit të ushtrisë pakistaneze.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3D: 09/11/2024 09:09

    Vepër e ndyer krimi e agjenturave të huaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?