Njerëzit në trotuar në Karachi në Pakistan

Bota

Pakistan, temperaturat rekorde vrasin 65 njerëz dhe qindra të tjerë braktisin qytetin

23 Maj 2018, 16:53| Përditesimi: 23 Maj 2018, 16:59

  • Share

Temperaturat rekord po kërcënojnë dhe po e bëjnë një qytet në Pakistan krejtësisht të pabanueshëm.

Miliona njerëz po mendojnë të gjejnë ‘strehim’ diku tjetër pasi vala e nxehtë në Karachi në Pakistan ka marrë 65 jetë njerëzish në tri ditët e fundit.

Gjatë ditës së hënë temperaturat u rritën deri në 65 gradë Celsius. Qyteti Karachi ka më shumë se 21 milionë banorë.

Situata e vështirë në Pakistan vjen pasi India fqinje u mbyt nga stuhitë e dhunshme të pluhurit, të cilësuara si një nga më të këqijat në 20 vitet e fundit, e cila mori jetën e disa njerëzëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?