Bota

Pakistan, aeroplani ushtarak rrëzohet në një zonë banimi, 18 të vdekur, dhjetëra të plagosur

30 Korrik 2019, 10:42| Përditesimi: 30 Korrik 2019, 10:47

  • Share

Një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi në qytetin pakistanez të Rawalpindi, duke vrarë 19 njerëz.

Avioni u rrëzua në një fshat të varfër, pranë një lagje luksoze të qytetit, duke krijuar një top zjarri që ndezi qiellin e natës dhe tmerroi banorët.

Sipas burimeve zyrtare, viktimat ishin dy pilotë, tre anëtarë të ekuipazhit dhe dymbëdhjetë civilë. Midis të vdekurve shtatë janë anëtarë të së njëjtës familje

Sipas AFP-së, copa të trupave të djegur të aeroplanit ishin të dukshme mbi një çati të shembur.

Incidenti i fundit ajror në Pakistan ka ndoshur në dhjetor të vitit 2016, kur një aeroplan i linjës ajrore kombëtare PIA u rrëzua në malet në veri të vendit, duke vrarë 47 njerëz, por ai më i rëndi daton në vitin 2010 kur një ‘Airbus 321’ që fluturonte nga Karaçi në Islamabad u rrëzua në kodra pak para se të zbriste në kryeqytet, duke vrarë 152 pasagjerë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?