Pamje nga zona ku u gjet pako e dyshimtë, SHBA

'Pako e dyshimtë para ambasadës ruse në SHBA', forca të shumta rrethojnë ndërtesën

2 Dhjetor 2022, 09:28| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 09:32

  • Share

SHBA- Ka pasur një prani të madhe të forcave të rendit pranë Ambasadës Ruse në Uashington pas raporteve për një pako të dyshimtë, e cila ndodhej pranë ndërtesës.

Raportet thonë se parcela e dyshimtë është hedhur mbi gardh nga një kalimtar. Gazetarët në vendngjarje thonë se agjenci të shumta janë aktualisht në vendngjarje për të hetuar.

Ambasada ruse njoftoi Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, ku më pas mbërritën dhe ekipi për të hetuar pakon.

Ambasada ruse, e cila ndodhet në rrugën “2641 Tunlaw Rd NW” në Uashington DC, u rrethua nga forca të shumta.

Sipas dëshmitarëve, disa banorë nuk janë lejuar të hyjnë në lagjet e afërta për disa kohë. Pas inspektimeve dhe kontrolleve, pako e dyshimtë u cilësua si e sigurt dhe më pas u asgjësua, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje rreth përmbajtjes së saj.

Kjo vjen pasi Spanja njoftoi se ka rritur sigurinë pasi një numër letra-bombash janë dërguar në objektiva të profilit të lartë, duke përfshirë kryeministrin. Të mërkurën, një pajisje e ngjashme shpërtheu në ambasadën e Ukrainës në Madrid dhe plagosi lehtë një punonjës. Zyrtarët pretendojnë se ministri i Mbrojtjes ishte ndër objektivat e tjerë.  

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?