Foto nga Veliaj

Sociale

Pako ushqimore për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 7, Veliaj: Do vijojmë me shpërndarjen e bonusit të qirasë

8 Prill 2020, 22:15| Përditesimi: 8 Prill 2020, 22:18

  • Share

Të ndihmosh sot një gjysh apo një gjyshe, duke i bërë pazarin apo duke i blerë ilaçet, i shpëton jetën! Bashkia e Tiranës ka vijuar shpërndarjen e ushqimeve pranë të moshuarve të vetmuar, të cilët nuk duhet të dalin jashtë për shkak të virusit.

Sipas zyrës së shtypit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Njësinë 7 në banesat e Servete Karkinit, Syrije Kasës, Vitori Vllahos, Heroina Palukës dhe Habibe Hysenit në kryeqytet për të çuar pako ushqimore në këto ditë të vështira.

 Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të kësaj njësie që të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa i siguroi se për çdo nevojë, qoftë me ushqime apo për ilaçe, nëse do të lindë nevoja, punonjësit, por edhe grupet e vullnetarëve që i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë, do të jenë  aty për të ndihmuar.

“Teksa ishte në banesën e Syrije Kasës, banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti dhe po trajtohet edhe me bonus qiraje, Veliaj tha se kjo ndihmë nuk do të ndërpritet, gjersa ata të futen në banesat e tyre. “Bonusi i qirasë do vazhdojë, pavarësisht epidemisë”, theksoi Veliaj.

 Ai dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë edhe puna për rindërtimin.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pas kalimit të kësaj epidemie, Njësia 7 do të njohë edhe disa investime të reja, sikurse është rruga dytësore që do e lidhë me Unazën si dhe një treg i ri  tek ish-Fusha  e Aviacionit.

 Veliaj theksoi se këtë periudhë edhe bizneset do të ndihmohen, duke filluar që nga taksat. Me nismën solidare “Adopto një gjyshe” për të ndihmuar ata që jetojnë vetëm dhe nuk mund të dalin për të blerë ushqime, shumë të rinj e të reja po ndihmojnë të moshuarit e zonës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?