Foto e shkëputur nga postimi i Ramës

Pakoja e Madhe, Rama: U shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe orkestrën! Dimri u bë më i lehtë për qytetarët

20 Janar 2023, 11:58| Përditesimi: 20 Janar 2023, 12:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon orkestrën e Forcave të Armatosura, një krijesë e rilindur prej dekadash. Rama shkruan se 1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga ndihma e pakos së madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër nga inflacioni i luftës.

“Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA, një krijesë e rilindur pas dekadash, si pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të ushtrisë sonë.

1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga Pakoja e Madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër të vështirësuar për mbarë Evropën nga inflacioni i luftës.”- shkroi Rama.

Pakoja e Madhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Në total nga kjo pako 8 8 miliardë lekëshe, do të ndihmohen 1 milionë individë. Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ndonëse inflacioni ka qenë më i ulët se vendet e tjera të rajonit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luani: 20/01/2023 12:45

    Eshte nje kryeminister qe mendon gjithmon per popullin e tij

    Përgjigju
  • lili: 20/01/2023 12:43

    Perhere e ka treguar Rama qe eshte me qytetaret dhe po jep mbeshtetje per te gjithe.Respekte

    Përgjigju
  • titi: 20/01/2023 12:40

    nje motivim me i mire per punen e tyre

    Përgjigju
  • Olti: 20/01/2023 12:38

    Ka lezet qe jepen keto ndihma sidomos ne kete peridh kaq te veshtir

    Përgjigju
  • Fredi: 20/01/2023 12:35

    Ndihme shume e madhe per forcat e armatosura pasi ata punojne fort dhe puna e tyre duhet vlersuar

    Përgjigju
  • Ani: 20/01/2023 12:34

    Dicka mese e merituar pasi keta jane persona qe na vije ne ndime ne cdo kohe e moment

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?