Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ka akuzuar qeverinë se me veprimet e saj të brendshme ka shkaktuar 58% të inflacionit në vend. Teksa foli për pakon ndihmëse ajo tha se fakti që mendohet një tjetër ndihmë për në prill për pensionistët do të thotë se lidhet me zgjedhjet.
“Pse të mos ishte pjesë e buxhetit të vitit 2023. 50% e shpenzimeve të vitit bëhen në dhjetor, 40% e të ardhurave mblidhen në dhjetor. 58% e inflacionit është inflacion socialist, varet nga faktorë të brendshëm. Kur u diskutua Akti Normativ ne thamë le të pasqyrohen propozimet e z. Braçe dhe z. Leskaj dhe do ta votonim. Për ne ka rëndësi t’i shkojnë qytetarëve dhe s’ka rëndësi se kush e miraton. Sot ndodhemi në kushtet që na vjen një paketë që njerëzit do të jenë në mëshirën tuaj. Pse s’e miratojmë tani këtë paketën tjetër që thoni për pensionistët në prill. Hajdeni ta votojmë. Por jo! Kjo vërteton edhe lidhjen me zgjedhjet”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
‘Ekonomia” miraton aktin normativ për Pakon e Madhe! Braçe: S’gjetët dot 1 mld lekë për fermerët? Tabaku: Pako elektorale! Bordi i transparencës s’mbyllet para datës 5 shkurt
K.T.//ReportTv.al