Kartmonedha 100 euro

'Pakoja për Inflacionin', qeveria e Kosovës jep 100 euro ndihmë për pensionistët, e njëjta shumë jepet edhe për studentët

12 Tetor 2022, 13:03| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 13:08

  • Share

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të japë 100 euro ndihmë për pensionistët. Në mbledhjen e fundit, është vendosur që të shkojnë mbi 28 milionë euro që qytetarët të kenë më të lehtë të përballojnë rritjen e çmimeve.

Në këtë ndarje buxhetore do të ndahen 100 eurot e parapara për pensionistët në kuadër të Pakos së Inflacionit.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, kemi paraparë mbështetjen me shumë të menjëhershme me shumë prej 100 euro për pensionistët tonë”, tha kryeministri Albin Kurti.

Pensionet do të shpërndahen në mes të muajit.

Ndër të tjera, Kosova ka vendosur shtesë me 50 euro në muaj për punëtorët e sektorit publik deri në fund të vitit dhe shumë të përnjëhershme prej 100 eurosh për studentët.

Ora 13:53
Mbështetja për pensionistët në Kosovë, Ilir Meta: Ndihma e qeverisë Rama nuk është as sa një kafe në ditë, vetëm vjedh

1665487647_Screenshot3.jpg

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas dhënies së ndihmës nga Qeveria e Kosovës për pensionistët duke thënë se Kosova po ndërmerr hapa konkretë për mbështetjen e shtresave në nevojë.

‘Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.

100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor.

Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.’- shkroi Meta.

Komento

Komente

  • Begu: 13/10/2022 09:32

    Te kish thene dikush tjeter kete?!Po ky kryehajnni me kryehajnin Berisha pse?!!Haj medet more Mehmet!

    Përgjigju
  • besi: 12/10/2022 17:30

    pse del akoma ky neper portale

    Përgjigju
  • besi: 12/10/2022 17:29

    ishalla e kalbin ne burg liken

    Përgjigju
  • Polo: 12/10/2022 17:27

    Del flet dhe per kosoven ky si mjafton shqiperia do te fusi hundet te vjedhi dhe andej

    Përgjigju
  • Migi: 12/10/2022 17:26

    Cpune ke me kosoven ti o meta o bualla

    Përgjigju
  • Lala: 12/10/2022 16:15

    Shqiptaret ne vend te kerkojne thjesht mbrojn hajdutet e te dyja kraheve ngordhshi ishalla

    Përgjigju
  • Luan: 12/10/2022 15:02

    Eshte vetem paketa e pare mor koksapun, nuk ka mbaruar akoma mbeshtetja e qeverise per popullin.

    Përgjigju
  • Alban: 12/10/2022 15:01

    O p*** po tha vetem per tetorin nuk tha pergjithmone.

    Përgjigju
  • ylberi: 12/10/2022 14:31

    po ku u bone ti o ftyrpatate per te fol per pensionet ik ore shporru

    Përgjigju
  • helgion: 12/10/2022 14:24

    Mos i ke vjedh ti ndoshta edhe ska me?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?