Bota
Top 24

Pakot-bombë ndaj zyrtarëve të lartë të SHBA, FBI arreston një person të dyshuar

26 Tetor 2018, 17:06| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 21:57

  • Share

Shpërndarja e një serie pakosh me bomba 12 personave të profilit të lartë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro, ka bërë që FBI të vijojë kërkimet intensive, ndërsa mësohet se është arrestuar një person i dyshuar. Pako të ngjashme iu dërguan ish-zëvendëspresidentit Joe Biden dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, Joe Biden dhe Gerorge Soros. 

Personi i arrestuar në SHBA

Mëngjesin e sotëm hetuesit u përqendruan në një zyrë postare në Miami e ndërsa besojnë se të paktën një prej pakove-bombë ishte dërguar nga Florida. FBI-ja nuk ka bërë publike detaje të hetimit të saj. Mbrëmjen e së enjtes u evakuua edhe qendra “Time Uarner” në Nju jork, pas njoftimeve për një pako të dyshimtë, që rezultoi më vonë një alarm fals. Në ndërtesë gjenden zyrat e rrjetit televiziv CNN, që mori një pako-bombë një ditë më parë.

Adresimi i bombave dhe personat ndaj të cilëve iu dërguan  

Ekzaminimet e të gjitha pakove vazhdojnë ndërkohë në laboratorin e FBI-së në Quantico të Virxhinias. Zyrtarët nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse pakot kanë qenë të gatshme të shpërthenin, por thanë se po i trajtojnë ato si bomba të dyshuara. Sidoqoftë, zyrtarët e FBI-së thanë se pluhuri i bardhë që u gjet në pakon dërguar CNN-it nuk përbënte një kërcënim biologjik. Seria e alarmeve për bomba nisi të hënën, kur një pajisje e dyshuar u gjet në kutinë postare të biznesmenit miliarder, George Soros, një prej donatorëve më të mëdhenj të Partisë Demokratike.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?