U mbushën katërmbëdhjetë vjet dhe ja…sikur të kish ndodhur ditën e djeshme. Është ajo udhë që na çon çdo çast tek një nga ngjarjet më antikombëtare që mund të kenë ndodhur!
Kjo është marrëveshja për shënjimin ndarës të kufijëve detarë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, ajo që solli projektimin dhe realizimin ndarës të një pjese të hapësirave detare në Ngushticën e Otrantos, kanalit të Korfuzit, në Detin Jon’, ku dokumentohej një ‘pushtim’ në gjithë vijën gjatësore, përkah kalimit, të Kanalit të Korfuzit në 113 km gjer në Gjirin e Ftelias. Sipas autorëve të studimeve të pavarura, sipërfaqja e lëshuar, është rreth 350 km2, si Hapësirë Ekonomike Ekskluzive dhe Det Territorial, e kryer, nga vet shqiptarët, përmes Qeverisë së Sali Berishës, kur Ministër i Jashtëm ishte Lulëzim Basha.
“Firma e hedhur , sikundër u deklarua nga Dora Bakojanis ‘ishte një nga arritjet më të mëdha strategjike të Greqisë’, siç pohoi ajo, e kryer si ‘state of art’.
Në këtë hapësirë kohore, sikur të ishte dita e parë e firmosjes së Marrëveshjes, edhe sot Sali Berisha e mbron atë vepër, me një vendosmëri dhe besim të mbrapshtë. E pranon si rrëzim nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, por me fytyrën tjetër, bën të kundërtën, duke mos i dhënë asnjë llogari popullit shqiptar. Kjo ngjarje ‘e pushtimit’, e turpit, e gjunjëzimit dhe poshtërimit të vetvetes kombëtare, i ka shënjuar Shqipërisë, humbje të dinjitetit të Kombëtar, kundruall opinionit botëror, dhe kjo , ende, vijon të rëndojë në vetëdijen tonë kombëtare. Ajo është kryer në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare Detare, duke shkelur mbi interesat tona kombëtare, e projektuar dhe e hartuar në një hapësirë aq të shkurtër negociatash, pa tejdukshmëri. Në arkivin ku ndodhet, ajo ruan trajtat e një marrëveshjeje të fshehtë.
Sali Berisha ish-Kryeministër, dhe ish-President i Shqipërisë, së toku me Kryeministrin Kostandin Mitsotaqis, mori pjesë në atë ceremoni të përdhosjes, kur ishte prodhuar një hartë e re tragjike, me koordinata të mbjella nga nga një Kal Troje modern, brenda vetes.
Brenda një nate, nën ndriçimin e së drejtës dhe të vërtetës e cila “zhytet por nuk mbytet’ informacioni nga Ministria e Jashtme, ra në duart e ‘pushtetit të katërt’ duke arritur që në agimin e datës 22 prill 2009 . koordinatat gjeografike të pushtimit të këpusnin prangat e tradhëtisë duke dalë në sy të opinionit shqiptar. Ka diçka që ngjan si e shenjtëruar, ky është simboli i Rojas së përjetshme të kufijve të shtetit që trupëzohen, me shpirtin kombëtar i cili gjallon, e nuk humb. Brenda asaj nate, kur ende nuk ishte tharë boja e firmave të ministrave, opinioni shqiptar mori njohjen goditëse të asaj që kishte ndodhur. U kapën me “Detin e pushtuar”, ndër duar.
Sali Berisha si Kryeministër dhe Ilir Meta si MJ, bashkëjetuan në katër vjet, duke mos kërkuar të vërtetën që e kish gjykuar dhe provuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Përkundër, ata gjetën mënyrat për të sulmuar, jo vetë mjedisin politik por edhe opinionin e mediumeve të ‘pushtetit të katërt’.
Sali Berisha ky Demon i së keqes kombëtare, vijoi të shkulmonte mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të Shqipërisë , saqë edhe tash, kur ajo marrëveshje përgatitet të shkojë në Gjykatën e Hagës, e quan atë si” marrëveshje e shkëlqyer” Ai, nuk iu drejtua specialistëve të fushave përkatëse por vendosi që vet të dalë në shpjegimet dhe mbojtjen me kompasin e tij absurd, kur në diskutimet dhe analizat politike në të shumtën e rasteve, ka lëshuar deklarata shifrash me karakter teknik, jashtë gjithë realiteteve gjeometrike dhe gjeografike, duke ushqyer të pavërtetat me shformimet e dënueshme. Ai nuk iu kthye kurrë pejsazheve gjeografike aq të ndryshme të brigjeve detarë të Shqipërisë që zotërojnë më shumë det, ai po kësilloj është tallur me gjirin e Sarandës dhe të drejtën detare të mbylljes së tij, atij as i bën përshtypje, shkëmbi detar Barketa që fitonte trefishin e detit nëse e përqasim me brigjet e Ksamilit.
Sali Berisha i rithemelimit, me gjithë ndjeksit dhe shpurën e tij, i bje anëekënd Shqipërisë, duke mos dhënë llogari për dëmin e madh kombëtar që ka kryer. Shqipëria nuk gjen derman, nga dufet e marrëzisë së tij. Në këtë periudhë të vështirë të marrëdhënieve me shtetin fqinj, për faj të tij, ato përkeqësohen më tej. Edhe pse, nuk ka marrëveshje, mbasi ajo është e rrëzuar nga GjKSH, ai vijon të përflas Shtetin Turk, se, gjasme, qysh natën e parë të jetës së marrëveshjes ajo, ka rënë në duart e gjeneralëve -kasnecë turq, të cilët paskëshin ardhur me misionin e prishjes së kësaj marrëveshjeje, për interesa te Turqisë (!!!)
E tëra, ç’ka ndodhur me Paktin Detar të rrëzuar, tanimë, nuk mund të krahasohet kurrë me përmasat e korrupsioneve që mund të kenë ndodhur, as me “non Grata”- tën amerikane!
Kjo vepër, ka pasur vulën e tradhëtisë kombëtare.
Po sikur, natën e parë të asaj marrëveshjeje, të mos ishin dukur, asnjë informacion gjeografik apo ligjor, dyshues, në duart e ‘ Pushetit të katërt’ ( të mediumeve shqiptare), vallë ç’do të kishte ndodhur? Këtu vepra, mbetet në histori si e kryer dhe përgjegjësia është reale, për ta ndëshkuar.
Ja se si…nata e firmës pushtuese të Detit, do të shndërrohej në natën më të zezë të identitetit kombëtar, në kohët moderne dhe Sali Berisha do të mbetej autor i drejtëpërdrejt i kësaj vepre. Askush nuk do të kujtohej për t’iu drejtuar arkivave të Ministrisë së Jashtëme, se ç’ishte bërë me humbjen më të çuditshme që çonte në tkurrjen hapësirave detare të Shqipërisë.
Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh, zbuloi lakuriq, institucionet shqiptare, duke filluar që nga Ministria e Jashtëme, njësitë përktëse që varen nga Ministria e Mbrojtjes, aftësitë dhe misionet historike, gjeografike, hartografike, dhe njohjes detare, po ashtu edhe Universiteteve Shqiptare. Nuk mund të harrohet nata e e shqyrtimit, në Gjykatën Kushetuese, se sa të papërgjegjshëm janë këto institucione, e tërë piramida rojtare dhe studimore në fushën e së Drejtës Detare dhe Gjeoshkencave. Kush e ka dhënë këtë urdhër, kush e ka ndjekur në negociata dhe dyshimit në se janë bërë apo jo negiciata, apo jo!
A nuk është vallë një provë ligjore ajo çka u gjet dhe u zbulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërise dhe a nuk përbën kjo, dëshminë vepruese të Ligjit, për ta akuzuar Sali Berishën, si projektues dhe autor të një vepre të kryer?
*Autori mban gradën kolonel, dhe ka titullin profesor doktor në hartografinë ushtarake. Zoti Pashaj, ka qenë një nga ekspertët kryesorë që me argumente rrëzoi në publik marrëveshjen Berisha-Karamanlis për ndarjen e detit dhe shelfit continental. Prej kohësh ai jeton me familjen në kryeqytetin e SHBA Washington D.C