Rama dhe Tsipras

Politikë

Pakti me Greqinë, kryeministri Rama takon Tsipras sot në Londër

10 Korrik 2018, 08:56| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 09:01

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Londër takimin me homologun grek Alexis Tsipras. Dy kryeministrat ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit. Takimi do të zhvillohet në orën 17:20 dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.

Në qendër të bisedës pritet që të jetë marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra mes dy vendeve.

Sipas mediave greke, Tsipras nuk është gati për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë pasi po përballet me një mori kritikash nga opozita e vendit të tij pas paktit me Maqedoninë. Një situatë e tillë mund të shtyjë për pak kohë firmosjen e marrëveshjes me Shqipërinë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?