'Pakti' me mazhorancën, Korreshi: PS zbatoi Kushtetutën! Do kërkojmë 6 komisionet e tjera! Analisti Lita: Jeni në kurthin e Ramës

18 Mars, 21:08| Përditesimi: 19 Mars, 07:59

  • Share

Rithemelimi nuk mjaftohet me ngritjen e dy komisioneve hetimore për të cilat ka rënë dakort me mazhorancën në këmbim të normalizimit të jetës parlamentare. Deputeti Saimir Korreshi në një lidhje skype për emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv tha se do të bëjnë kërkesë edhe për ngritjen e 6 komisioneve të tjera. 

“Për të sqaruar popullin janë miratuar 2 komisione por kjo nuk do të thotë që PD nuk do të kërkojë 6 komisionet e tjerë. Nuk kemi hequr dorë, nuk do të thotë se ne nuk do kërkojmë ngritjen e 6 komisioneve të tjera. Duhet kërkesë e re. Ne do bëjmë kërkesë të re për ngritjen e 6 komisioneve të tjera.”

Sa i përket dakordësisë për ngritjen e dy komisioneve, Korreshi tha se PS zbatoi Kushtetutën.

"Me qetësi dhe thjeshtë partia socialiste respektoi Kushtetutën dhe parlamentin shqiptar asgjë më tepër".

Ndërsa Rithemelimi e konsideron si fitore, analisti Lavdrim Lita marrëveshjen e quan një kurth të kryeministrit Edi Rama.

"Ka pazar. Ka një kurth që i ka ngritur Rama. Në strategjinë ushtarake njihet koncepti i manovrave. Edi Rama bëri një manovër me PD zyrtare për Reformën Zgjedhore e çoi deri në limite. Tani ka hapur një manovër tjetër zgjedhore me Rithemelimin derisa ta çojë në limite. Ndërkohë ai si usta ka nisur punën për të fituar zgjedhjet", tha Lita.

Për analistin Flogert Muça, Berisha u përul para kundërshtarit të tij Edi Rama për t'u kthyer në parlament.

"Jemi 1 vit para zgjedhjeve. Berishës i duhej një argument për t'u futur në parlament për t'u kthyer në institucione se ishte në bojkot të plotë. Shkoi u përul para kundërshtarit të tij Ramës.

Ora 22:52
Dhëndri i Trump plan për resorte në Sazan, debat në '5 pyetjet': E morëm vesh nga të huajt, investim i dyshimtë

Të ftuarit në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv kanë pasur rezerva për investimin e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Më shumë rezerva kanë pasur për faktin se lajmi u mor vesh së pari nga medie e huaja, gjë e cila sipas tyre hedh dyshime.

Lavdrim Lita: Aty nuk mund të ndërtohej se ishte zonë e mbrojtur, ndaj u vendos ligji. Ku janë këto shoqata, pse nuk flasin për Sazanin? Ku janë këta deputetët e Vlorës? Ku janë këto shoqata mjedisore

Flogert Muça: Mos e përbaltni menjëherë këtë lajm. Promovimi është i garantuara, po flasim për një super kompani.

Lavdrim Lita: Ne marrim vesh nga mediat amerikane se ishulli i Zvërnecit bëhet ishulli i Trump. E morëm vesh nga të huajt. Ne e kemi kuptuar investimit në anglisht dhe në italisht. Ne se dimë more zotëri!

Adriatik Lapaj: Na duhet një republikë transparente. Pavarësisht nëse ai që vjen është andej lart poshtë.

Saimir Korreshi: Investimi mund të ketë gjithë të mirat e botës mënyra si bëhet, si kërkon Rama të bëhet në errësirë të plotë të lë shije të hidhura dyshimi se çdo gjë bëhet në errësirë të plotë dhe jo transparente. Mënyra si e bën të lë shije të hidhur.

 

Ora 22:30
Listat e hapura/ Korreshi: Penalizohen të rinjtë! Kundërshton Lapaj: Nuk është e vërtetë

Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi në emisionin “5 pyetjet" në Report Tv tha se është për votim me lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nënvizoi se sipas tij penalizohen të rinjtë. Qëndrimin e tij e ka kundërshtuar kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj.

Korreshi: Ne jemi për listat e hapura.

Lapaj: E dëgjova Korreshin, dakord se kur i dëgjojnë tek e tek thonë që janë për listat e hapura, kur janë dakord ta bëjnë ta çojnë me shkrim.

Korreshi: I vetmi skepticizëm është se penalizohen djemtë dhe vajzat e reja që nuk njihen. Mua në 2021 më njihte Lushnja dhe Fieri, një njeri që është shumë i aftë dhe i përgatitur dhe nuk njihet me listat e hapura dëmtohet.

Lapaj: Nuk është e vërtetë. Të gjithë vendet që e aplikojnë s’kanë probleme. Është domsodoshmëri për Shqipërinë.

Ora 22:11
Marrëveshja/ ‘Po bëni cirk’, analisti Lita dhe Teliti debat në 5 pyetjet: 'Hëngrët' karamelen e Ramës

Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit ka sjellë debate mes të ftuarve në emisionin “5 pyetjet” në Report Tv. Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD ka debatuar me kreun e lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj dhe me gazetarin Flogert Muça.

Teliti: Qytetarët e kanë kërkuar që ai që është kryeministër të respektojë rregulloren e Kuvendit, për të gjithë deputetët që t’u jepet koha e mjaftueshme për të folur. Që të ngrihet çdo komision që kërkojnë 35 deputetë. Komisionet hetimore i janë mohuar, fjala u është mohuar, përfaqësimi në komisionin  e Reformës Zgjedhore është mohuar.

Muça: Bardhi iu thotë tijve ligji është shumë i mirë...

Teliti: Nuk e ka thënë

Teliti: Bylykbashi këto ditë do prezantojë të gjithë filozofinë për reformën zgjedhore.

Lapaj: A jeni për lista të hapura?

Teliti: Pazar do të thotë që ne po shesim diçka, çfarë po shesim dhe çfarë po blejmë?

Lita: Shisni opozitën, revolucionin, mosbindje, qeveri teknike dhe tani po na dilni me dy komisione. Ju keni thënë njerëzve revolucione mosbindje civile, është një cirk i madh, i zoti i cirkut nxjerr karamele nga xhepi dhe zbut deputetët.

Teliti: Është turp që na shohin njerëzisht kështu, më thuaj çfarë po shesim dhe çfarë po blejmë?

Ora 21:24
Dakordësia mes PS dhe Rithemelimit për dy komisione, Adriatik Lapaj: Bëhen bashkë për interesat e veta

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj në emisionin “5 pyetjet” në Report Tv ka komentuar dakordësinë mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

“Nuk i kam parë të bëhen bashkë për hallet e njerëzve, por për hallet e veta, për interesat e veta. Mirë që u bënë bashkë që ta shohin njerëzit se janë bashkë. Për mua janë bashkë. Edhe në 2008 u morën vesh dhe e bënë Shqipërinë këtë që kemi sot. Prodhoi 2 parlamente pa asnjë cilësi, një skenë ku Rama është vetë kryeministër vetë ministër i Brendshëm.”.

Ora 21:24
Ngritja e dy komisioneve hetimore, gazetari Muça: Rama ka fituar stabilitetin dhe ligjin e Amnistisë

I ftuar në emisionin “5 pyetjet” në Report Tv gazetari Flogert Muça teksa ka folur lidhur me dakordësinë mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve tha se më i fituari ka dalë kryeministri rama.

"Opoziat nuk ka marrë asgjë ka marrë vetëm retorikën që ka mundur Ramën dhe kaq. Me çfarë rregulloreje jemi jemi me rregullore të re. Jemi me rregullore të re, tani këta po shkojnë dhe po marrin nga 2 komisione nga 8. Rama gjasme tani u bë demokratik. Rama nuk ka humbur asgjë, ka fituar stabilitet. Rama merr stabilitetin, demokracinë dhe ligjin e Amnistisë", shtoi Rama.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?