PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një interviste për RTK-në është shprehur se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përkrahin idenë për shkëmbim të territoreve me Serbinë. Ai theksoi edhe njëherë me këmbëngulje se nuk do të lejojë një gjë të tillë, pasi do të kishte pasoja.
“Unë ju kam thënë se nuk kemi nevojë për hapje të kufijve pasi hapet pavarësia e 17 shkurtit. Mendoj që pasojat i kemi për shkak se një pjesë e lidershipit të Kosovës dhe rajonit i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një marrëveshje për Serbinë.
Presidenti Thaçi, kryeministri Rama e ka pëlqyer këtë ide për shkëmbimin e territoreve. Është lënë të nënkuptohet në shumë raste se një opsion i tillë është miratuar dhe pëlqyer nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama. Unë e kam këshilluar që është retorikë e gabuar sepse merret në qafë një popull i tërë sepse hapen kufijtë dhe s’dihet si mbyllen”, ka deklaruar Haradinaj.
Por, dje gjatë Samitit të Diasporës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi nga Tirana se nuk do të ketë kurrë shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se duhet të kalojnë mbi trupin e tij për ta arritur këtë.
sie e dredhojne e pshtjellin lemshin e apet e qesin ne vend jane thaqi-rama-ti Rambo veshtir e ki.ti Rambo shkon drejt por bjen ne bunar se sdin dredhia.si thaqi -rama. e Politika e ka kete qa bejne te dyte partneret.e ngushte.
PërgjigjuO Ramush dorezo Nuel Kalajn qe ju grabiti shqiptareve te shqiperise 9 milion euro cash ne nje dite. Ti, Shkelzen Berisha dhe Ilir Meta jeni ortake ne biznese te flliqura.
Përgjigju