Ministri i Brendshëm Lleshaj me studentët e ekselencës të punësuar në ministri

Drejt Punës

Pakti për Universitetin, 15 studentë ekselentë punësohen në Ministrinë e Brendshme

5 Prill 2019, 13:41| Përditesimi: 5 Prill 2019, 13:48

  • Share

Rreth 15 studentë të ekselencës janë punësuar në Ministrisë e Brendshme.

Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama i cili publikoi një foto të studentëve krah ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Bashkangjitur fotos, kreu i qeverisë shkruan: "Nga ekselenca në punë në Ministrinë e Brendshme".

Studentët e përzgjedhur janë shpallur fitues pas aplikimit në portalin "Punë të Mbarë", e ndërsa punësimi i ekselentëve në administratë ishte një prej pikave të Paktit për Universitetin.

Më herët, janë punësuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe institucionet në varësi të saj 165 studentë të tjerë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?