Drejt Punës

Pakti për Universitetin/ 800 praktikantë shtesë për mësuesinë

20 Nëntor 2019, 21:16| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 21:26

  • Share

TIRANE- Këshilli i Ministrave miraton shtesën prej 800 kandidatësh në kryerjen e praktikave profesionalepër profesionin e mësuesit. Pas këtij vendimi numri total  i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit.  

Kjo shtesë prej 800 kandidatësh, e cila vjen në kuadër të “Paktit për Universitetin”, synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve e mundësive të barabarta për kryerjen e praktikës profesionale pranë institucioneve arsimore parauniversitare. 

Gjatë zhvillimit të praktikës, punëdhënësi do t’i paguajë praktikantit sigurimet shoqërore dhe ata shëndetësore dhe pritet të ketë ndikim jo vetëm në rritjen e mundësive për punësim, por edhe në kualifikimin dhe arsimimin e profesionistëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?