TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë se 210 praktikantë janë punësuar dhe kanë lidhur kontratë 1-vjeçare në sajë të Thirrjes së Pestë nga Programi Kombëtar të Praktikave të Punës në kuadër të Paktit të Universitetit.
‘Pakti Për Universitetin, plot 210 praktikantë janë punësuar para 3 javësh me kontratë 1-vjeçare nga Thirrja V e “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”. Tashmë, ata japin kontributin e tyre në institucione të ndryshme qendrore, jo-buxhetore, si dhe shoqëri tregtare e aksionere. Gjeta rastin të takohem me një pjesë të vogël të tyre, praktikantë të punësuar pranë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucioneve të saj të varësisë, të cilët ndanë me mua përvojën e deritanishme dhe shkëmbyem pikëpamje të ndryshme se si mund ta zhvillojmë këtë program akoma më tej. Me zemër, suksese e mbarësi të gjithëve’, shkruan ministrja Evis Kushi.
Sipas MASR deri më sot, që nga nisja e këtij programi dhe përgjatë 5 thirrjeve të tij, janë zhvilluar rreth 3,700 praktika pune dhe janë punësuar afërsisht 1,000 praktikantë me kontratë 1-vjeçare pune.