Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, prezantoj Inën, studenten ekselente e cila falë Paktit për Universitet dhe platformës “Punë të mbarë” ka fituar një kontratë 1-vjeçare si specialiste në Sektorin e Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projektit në Sport pranë Ministrisë së Arsimit.
Kushi përmes postimit të saj i ka uruar Inës punë të mbarë mirëseardhje.
Sipas videos së publikuar në të cilën shfaqen Ina duke folur ajo tha se pasi mbaroi studimet “Bachelor” në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi dhe ato “Master” pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë në profilin “Gjuhësi e Sotme” me mesatare 10, aplikoi në platformën “Punë të Mbarë” në thirrjen e vitit 2020, dhe zuri një vend pune në administratë.
Kjo platformë është krijuar me qëllim dhënien e mundësive për studentët e ekselencës, të diplomuar brenda dhe jashtë vendit. Kjo platformë ka për qëllim stimulimin e meritokracisë, dhe lehtësimin e rrugës së kalimit të studentëve nga universiteti në tregun e punës.