Sociale

Pakti për Universitetin/ Qeveria miraton shtesën prej 800 kandidatësh për praktikë

20 Nëntor 2019, 14:27| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 14:29

  • Share

TIRANE-Këshilli I Ministrave ka miratuar sot vendimin për të shtuar me 800 kandidatë të tjerë numrin e praktikantëve për profesionin e rregulluar të mësuesit. Falë këtij vendimi, numri total  i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit, thotë ministria. 

Kjo shtesë prej 800 kandidatësh vjen në kuadër të “Paktit për Universitetin” dhe synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve e mundësive të barabarta për kryerjen e praktikës profesionale pranë institucioneve arsimore parauniversitare. 'Gjatë zhvillimit të praktikës, punëdhënësi do t’i paguajë praktikantit sigurimet shoqërore dhe ata shëndetësore. Ky vendim do të ndikojë jo vetëm në rritjen e mundësive për punësim, por edhe në kualifikimin dhe arsimimin e profesionistëve, bazuar mbi standardet evropiane të sigurimit të cilësisë' thotë ministria e Arsimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?