Edi Rama, kryeministër

Pakti për Universitetin, Rama-studentëve: Ja si mund të bëheni pjesë e dialogut në distancë

19 Dhjetor 2018, 16:12| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 16:17

  • Share

Pak orë pas publikimit të Paktit për Universitetin, ka reaguar sërish kryeministrin Edi Rama. Rama fton të gjithë studentët që të bëhen pjesë në distancë e Dialogut për Universitetin.

Bëhet fjalë për linkun e portalit Shqipëriaqëduam.al, ku në njërën nga dritaret e kësaj faqeje, studentët mund të shkruajnë ide dhe sugjerime.

“Ja linku ku mund të merrni pjesë në distancë në Dialogun për Universitetin. Do të gjeni draftin e punës së deritanishme me 8 PIKAT dhe mund të kontribuoni për përmirësimin e tij. Faleminderit paraprakisht edhe për çdo opinion a sugjerim përtej 8 PIKAVE”-shkruan Rama në Twitter.

Dritarja ku studentët mund të dialogojnë në distancë.

Komento

Komente

  • redi: 19/12/2018 16:27

    Dialogu eshte shprehje themelore e shoqerive demokratike dhe prandaj duhet mbeshtetur . Protesta e studenteve si shkak pati dialogun e pa kryer me ta per ligjin e arsimit te larte , qe sic shihet nuk i ka sherbyer aq shume atyre por rektorateve te universiteteve . Zoti Rama me te drejte kerkon dialog , por studentet kerkojne plotesimin e 8 pikave dhe pastaj dialog. Mendimi im eshte ,te plotesohen ketrkesat, te ulen tendionet dhe te hyje ne normalitet dhe jeta universitare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?