Kampi i Gjadrit

Bota

Pakti Shqipëri-Itali, shihet si një model i mirë nga BE për të zgjidhur krizën e azilantëve

22 Korrik, 17:53| Përditesimi: 22 Korrik, 17:58

  • Share

Bashkimi Europian po përballet me krizën e riatdhesimeve të emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit.

Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian.

“Sistemi evropian i azilit është në krizë. Kemi nevojë për zgjidhje inovative”, tha ai.

Dybvad Bek theksoi nevojën për marrëveshje të reja me shtetet jashtë Bashkimit Evropian, si një zgjidhje për të përballuar flukset e emigrantëve të paligjshëm.

Një pakt i tillë është ai mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u konsideruar si një model që mund të adoptohet edhe nga shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita dhe institucionet e drejtësisë në Itali, kjo marrëveshje ka tërhequr vëmendjen e shteteve të tjera të BE-së, të cilat e shohin si një nga mundësitë më të mira për të adresuar çështjen e riatdhesimeve.

Gjithashtu, Franca dhe Gjermania bënë thirrje për ngritjen e qendrave jashtë BE-së për të përpunuar kërkesat për azil dhe për të lehtësuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në Evropë, njësoj siç po bën Italia përmes kampit në Shqipëri.

Në këtë drejtim po punon edhe Britania e Madhe, që disa javë më parë i kërkoi edhe Shqipërisë një pakt të tillë, por që u refuzua nga Tirana zyrtare. Kujtomë se Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se marrëvesha për azilkërkuesit është ekskluzive vetëm për Italinë dhe asnjë shtet tjetër.

Në përfundim të takimit informal në Kopenhagen, u arrit në konkluzionin se ka nevojë për një zgjidhje më të shpejtë dhe bashkëpunuese në menaxhimin e flukseve migratore dhe riatdhesimeve.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?