Palace duke festuar trofeun

Sport

Palace shkruan historinë e klubit, mposht City-n në finalen e FA Cup! De Bruyne luan ndeshjen e fundit si 'qytetarë' (VIDEO)

18 Maj, 11:07| Përditesimi: 18 Maj, 11:12

  • Share

Për herë të parë në histori Crystal Palace në Angli ka arritur të fitojë një trofe me rëndësi. Skuadra me trajner Glasner mposhti në finalen e FA CUP me rezultatin minimal 1-0 Manchester Cityn e Guardiolës.

Goli në Wembley erdhi shumë shpejt, pasi Eze në minutën e 16 e dërgoi në fundin e rrjetës. City u përpoq të reagonte dhe pa kaluar shumë fitoi një penallti, por që nuk u shfrytëzua siç duhet. Marmoush gaboi, ndërsa pas finales së humbur Guardiola deklaroi se ‘nuk e kuptoi përse nuk e goditi Halaand’. Për Palace ky ishte trofeu i parë elitar në Angli, që i jep mundësi sezonin e ardhshëm të luajë për herë të parë në histori në Kupat e Evropës dhe më konkretisht në Europa League. Në të njëjtën kohë, kjo ishte ndeshje e fundit e Kevin de Bruyne me Manchester City-n. Belgu përshëndeti tifozët në fundin e ndeshjes, ndërsa la të hapur mundësinë për të kaluar te një skuadër tjetër në Premier League.

Në Seria A, Atalanta me shumë ndryshime në formacion, ia doli të fitonte 2-3 me përmbysje kundër Genoa-s. Golat për skuadrën e Gasperinit, pasi siguroi pjesmarrjen në Champions League me fitoren kundër Romës, erdhën nga Sulemana, Maldini dhe Retegui në minutën e 89. Për shkak kartonësh Gjimshiti s’ishte i disponueshëm në këtë ndeshje.

Në Bundesligë, edhe pse i shpallur kampion, Bayern Munchen shkatërroi 0-4 Hoffenhaim me golat e Olise, Kimich, Gnabry dhe Harry Kane. Ndërkohë në javën e fundit Bayern Leverkusen barazoi 2-2 kundër Mainz, me këta të fundit që me pikën e fituar arritën të kualifikohen për në Conference League.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?